Lexoni edhe:
Kujdes dhe maturi me planin franko gjerman, marrëveshja pa njohje me shtetin serb nuk ka ndonjë vlerë nëse nuk ofron zgjidhje finale për të gjitha problemet e hapura
Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri
Ky grupim i shpikur serb nga Aleksandër Vuçiqi dhe Hashim Thaçi, i cili vepron nën diktatin e Aleksandër Vuçiqit për realizimin e interesave të Serbisë, kundër shtetit të pavarur të Kosovës, pas largimit nga Kuvendi e Qeveria dhe deklarata për mosnjohjen e Institucioneve të shtetit, abuzimit me favoret politike, rënien ndesh me ligjet e kushtetutën dhe daljen hapur kundër ligjeve të Republikës së Kosovës, po detyron organet përkatëse ligjore të vendit, që kjo dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë, përfundimisht të çregjistrohet edhe prej evidencës së partive politike të vendit tonë.
-Kërcënimet publike të Serbisë, për agresion të hapur ushtarak ndaj shtetit të lirë e të pavarur të Kosovë edhe pas 11 vite bisedimesh pa sukses, kanë bërë që gjasat për marrëveshje finale në dialog me Serbinë, të jenë, më larg se kurrë më parë dhe marrëveshja e supozuar të mos duket, as në horizont. Për aq më tepër, vetëm-pse, 5 nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet, edhe mbi 23 vite pas përfundimit të luftës, vet BE, duket sikur e konsideron normale që Serbia të vazhdojë gjithnjë e më-me brutalitet, të paraqes aspirata të egra territoriale, ndaj shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.
Madje, ajo që në këto momente kritike, shqetëson veçanërisht shumë më shumë se sa vet kërcënimet e hapura të Serbisë, institucionet e vendit dhe pjesën më të madhe dërmuese të qytetarëve të Kosovës, është rreshtimi i hapur i opozitës së inkriminuar të Kosovës, me kërkesat hegjemoniste të Vuçiqit dhe kërcënimet publike, antishqiptare të Serbisë hegjemoniste, kundër Qeverisë, rendit kushtetues, tërësisë territoriale dhe sovranitetit të shtetit të lirë e të pavarur të Republikës së Kosovës. Kurse me largimin vullnetar të dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë- të ashtuquajturës “Listë serbe” nga institucionet e shtetit të Kosovës dhe deklaratat se nuk i njohin institucionet legjitime të shtetit tonë, në të cilat kanë punuar edhe vet, deri më tani, si dhe kërcënimet se nuk do të marrë pjesë as në zgjedhjet lokale të shpallura nga Presidentja Dr. Vjosa Osmani me 18 dhjetor në veri, po bëhet e detyrueshme ligjërisht, që e ashtuquajtura "Lista serbe" të fshihet tërësisht nga evidenca e partive politike të Kosovës dhe të shpallet subjekt i një shteti të huaj, që ushtron ilegalisht, veprimtari të ndaluar pro-serbe, në vendin tonë. Ky grupim i shpikur serb nga Aleksandër Vuçiqi dhe Hashim Thaçi, i cili vepron nën diktatin e Aleksandër Vuçiqit për realizimin e interesave të Serbisë, kundër shtetit të pavarur të Kosovës, pas largimit nga Kuvendi e Qeveria dhe deklarata për mosnjohjen e Institucioneve të shtetit, abuzimit me favoret politike, rënien ndesh me ligjet e kushtetutën dhe daljen hapur kundër ligjeve të Republikës së Kosovës, po detyron organet përkatëse ligjore të vendit, që kjo dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë, përfundimisht të çregjistrohet edhe prej evidencës së partive politike të vendit tonë.
Krijesa e dyshimtë e kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe dora e zgjatur e Serbisë hegjemoniste, edhe e emërtuar si "Lista serbe" duke mos i njohur institucionet e Republikës, është deklaruar se nuk do të marrë pjesë, as në zgjedhjet lokale në Veriun e Kosovës, të cilat janë në përgatitje e sipër të organizimit, pas takimit të mbajtur me subjektet politika nga Presidentja e vendit. Dhe përderisa për Kuvendin e Kosovës, vendet e zbrazëta për deputet, pas largimit të listës mundë të plotësohen nga subjektet tjera politike, sipas kriterit për vendet e rezervuara dhe të garantuara, për kryetar të komunave zgjidhja e vetme mbetet shpallja e zgjedhjeve dhe votimi në proces të jashtëzakonshëm zgjedhor. Mirëpo megjithëse Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur 18 dhjetorin, si datë kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka filluar përgatitjet për organizimin e votimeve për kryetarë të komunave, në; Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, duke aprovuar edhe buxhetin në vlerë 556 mijë e 482 euro për dy raundet e zgjedhjeve, si dhe miratuar planit operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve, e ashtuquajtura "Lista Serbe" ka njoftuar se ata si subjekt politik që deri tash, kanë pasur pushtetin në këto komuna, përveçse nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, do të bëjnë presion edhe mbi qytetarët e këtij komuniteti që të mos dalin për të votuar, për kryetarët e komunave në veri, akt i kundërligjshëm ky, që kërkon ndërmarrjen urgjente të masave adekuate, kundër këtyre vagabondëve, të vendosur tërësisht në shërbim të Vuçiqit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".