Kërkesat politike strategjike nga SHBA-të janë në interes të Kosovës dhe duhet të respektohen, të pezullohet për 10 muaj edhe vendimi mbi ndërrimin e targave me regjistrimin ilegal serb!

Agim Bajrami

  • 17 November 2022 - 07:45

Shkruan:ANALISTI - Agim Bajrami

Interesat aktuale të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, duhej të harmonizohen me interesat e miqve tonë ndërkombëtarë dhe kurrsesi nuk guxon Kosova të ndjek politika në shpërputhje me interesat e miqve tanë ndërkombëtar.

Në politikë, nuk do të duhej të ketë kryeneçësi,por urtësi,mençuri dhe largpamësi në vendimmarrje e balancimit të interesit të përgjithshëm.

Kryeministri Kurti, do të duhej të merr në konsideratë pa hamendje, mendimin e SHBA-ve, dhe partnerëve tjerë kryesor të BE-së, mbi shtyrjen e 'vendimit qeveritar' edhe për 10 muaj, në konvertimin e veturave të qytetarëve kosovarë të etnisë serbe, nga targat ilegale të regjistruara në Serbi, me targat e Kosovës.

Kosova nuk mund të qëndroj dhe as të ekzistoj pa SHBA dhe partnerët evropian e ndërkombëtar të perëndimit. Interesat aktuale të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, duhej të harmonizohen me interesat e miqve tonë ndërkombëtarë dhe kurrsesi nuk guxon Kosova të ndjek politika në shpërputhje me interesat e miqve tanë ndërkombëtar. Përndryshe, me vetëdije, vendimmarrja politike e Kosovës, mundë ta rrezikon qenien e ekzistencës së shtetit të Kosovës dhe të vetë qytetarëve të saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".