Lexoni edhe:
Marrëveshja për konvertimin e tabelave ilegale në serbët e veriut në tabela legale të shtetit të Kosovës e garantuar nga ndërkombëtarët, obligative për të dyja palët për ta zbatuar
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Sipas Ambasadorit të BE-së, pikë dobët e mos funksionimit të shtetit të Kosovës tani më është duke u identifikuar Kuvendi dhe sjellja e pa përgjegjshme e deputetëve. Ai pa hezitim ka thënë se Raporti është më i mirë se ai i vitit të kaluar dhe nëse i shihni fushat se ku Kosova ka bërë përparim më të mirë se vitin e kaluar, janë shumë kapituj ku përparimi është shumë i mirë, por në fushat ku duhet të vihet përqendrimi në të ardhmen, ka thënë se e para është performanca e Kuvendit të Kosovës.
-Situata në të cilën tani gjendet Kosova, në shumë aspekte është për të na ardhur keq, sepse vetë situata e izolimit të saj në aspekt të lëvizjes së qytetarëve drejtë shteteve të Evropës, e dëshmon këtë situatë të tanishme, prandaj nuk është për tu habitur pse jemi shteti ma i izoluar në botë, dhe para kritikave të përditshme ndaj këtyre situatave. Ka kohë që flitet kundër krimit e korrupsionit por prapë nuk po vërehet ndonjë angazhim i suksesshëm që të spastrohet ky vend nga këto krime që e kanë kapluar këtë shtet, edhe që ndërkombëtarët janë të qartë e që na udhëzojnë dhe kërkojnë që institucionet e shtetit të spastrohen nga krimi i organizuar. Situata e krijuar tani nëpër institucionet e shtetit po e dëmton imazhin e Kosovës, në njërën anë, e në anë tjetër edhe buxhetin e shtetit që po shpenzohet kot së koti për pagat super të mëdha të deputetëve, performanca e dobët dhe mos puna e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, duke i bërë një vështrim të detajuar dhe vlerësim Raportit të Progresit për vitin 2022 të përpiluar nga Komisioni Evropian (KE) si më të mirë se atë të vitit të kaluar për Kosovën, ka kërkuar që vërejtjet dhe të gjeturat në këtë raport të merren seriozisht, të trajtohen dhe të mos anashkalohen, në pritje të raportit të radhës për vitin vijues. Sipas Ambasadorit të BE-së, pikë dobët e mos funksionimit të shtetit të Kosovës tani më është duke u identifikuar Kuvendi dhe sjellja e pa përgjegjshme e deputetëve. Ai pa hezitim ka thënë se Raporti është më i mirë se ai i vitit të kaluar dhe nëse i shihni fushat se ku Kosova ka bërë përparim më të mirë se vitin e kaluar, janë shumë kapituj ku përparimi është shumë i mirë, por në fushat ku duhet të vihet përqendrimi në të ardhmen, ka thënë se e para është performanca e Kuvendit të Kosovës.
Këtë zbulim të dështimit të pa falshëm të legjislativit, ambasadori Szunyog e ka fokusuar dhe konstatuar me faktin se ka pasur mungesa të deputetëve dhe telashe të ndryshme që e pengojnë Kuvendin të punojë me shpejtësi të plotë. Gjithsesi se ky është një flakaresh serioz që po e marrin vazhdimisht ligjvënësit kosovar me sjelljet e tyre të pa përgjegjshme, që po i qesin hije të zezë shtetit të Kosovës, duke u treguar jo serioz në punën dhe angazhimin në parlament, duke bllokuar shpesh herë vendimmarrjen në mënyrë cinike vetëm për interesa të ngushta personale e grupore politike. Prandaj është urgjente që këto vërejtje të ndërkombëtarëve të merren seriozisht dhe njëherë e përgjithmonë mos të përsëriten gabimet që janë bërë deri më tani, dhe pa një sukses të dukshëm në këtë pikëpamje Kosova vështirë e ka që të lëvizë drejt shteteve të BE-së.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".