
Lexoni edhe:
Një dritë shprese për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga 'bedelët' mafio-politik të ish-QPK-es së Hashim Thaçit e të ish- SHIK-ut ilegal të Kadri Veselit!
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Plani i BE-së është bazë për dialog. Mbi atë kërkohet të dialogohet. Një marrëveshje përfundimtare me bazën e njohjes reciproke është e ardhmja e kësaj ane evropiane.
Këndej kërkohet të punohet. Këtu duhet që BE dhe SHBA-të të bëjnë presion mbi Beogradin dhe çështja të zgjidhet.
Çështja e targave nuk ka të bëjë me akronimet e kohës së ish-Jugosllavisë. Ajo është e lidhur drejtpërdrejtë me njohje reciproke të dy shteteve. Këtu është çështja. Ana shumë jo konstruktive është qëndrimi amerikan dhe ai i BE-së.
Këtu nuk flas për atë që të pezullohet ose jo vendimi për targa, por për mos goditjen e problemit, i cili tërësisht qëndron në Beograd. Është pikërisht shteti serb që vazhdimisht krijon konflikte dhe probleme në Ballkan. Dhe, kjo është parë edhe më herët. Këtë e din ambasadori Hill. Ndërsa, tash lëmohet shteti serb, sikurse ai të ishte viktima e krimit gjenocidial. Kjo nuk shkon. Plani i BE-së është bazë për dialog. Mbi atë kërkohet të dialogohet. Një marrëveshje përfundimtare me bazën e njohjes reciproke është e ardhmja e kësaj ane evropiane. Këndej kërkohet të punohet. Këtu duhet që BE dhe SHBA-të të bëjnë presion mbi Beogradin dhe çështja të zgjidhet.
Po, nëse vendimi për targat është problem,nuk ka fare kuptim që mos të pezullohet për një kohë relative. Kjo nuk e pengon shtetin e Kosovës. Tjetër është rikthimi në punë i të dorëhequrve nacional serbomedhenj të kriminelit nacional-fashist Vuçiq e Daçiq. Shqiptarët duhet ta zgjidhin çështjen me Serbinë. Nuk ka rrugë tjetër. Mirë është të futet reciprociteti në dialogim. E ardhmja është te zgjidhja e çështjeve. çdo problem i pa zgjidhur është konflikt potencial për të ardhmen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".