![](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/28/200x200_flamuri-i-kosoves1666936843.jpg)
Lexoni edhe:
Kosova ti kthehet kultivimit zhvillimit të identitetit të vetë paqësor!
Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi
A është kjo një mënyrë e zgjidhjes së çështjes Kosovë-Serbi, është çështje që varet nga BE, nga Anglia, nga SHBA-të. Mundet edhe të ndonjë superfuqie tjetër në botë. Zgjidhja si dy Gjermanit nuk e pengon Kosovën fare, nëse ruhet karakteri unitar dy-shkallës i pushtetit. Në asnjërën Gjermani nuk ka pasur asociacion. Ka pasur Republika brenda RFGJ-së, ndërsa në DDR kemi pasur pushtet të SED dhe të diktaturës. Vetëm kjo nuk i shkon Kosovës.
Kosova ti kthehet kultivimit zhvillimit të identitetit të vetë paqësor!Lexoni edhe:
Republika e Kosovës është shtet unitar - dy shkallësh. Modeli gjerman ka qenë i përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha në Luftën e Dytë Botërore, përkatësisht nga Anglia, Franca, BRSS dhe SHBA-të. Tërë Gjermania është e ndarë në katër pjesë. Tri pjesë perëndimore e kanë formuar Republikën Federale të Gjermanisë në vitin 1949, dhe kjo bëhet anëtare e OKB-së. Ndërsa,me marrëveshje, krijohet Gjermania Lindore ( DDR) dhe edhe kjo anëtarësohet në OKB. Të dy këto pjesë i kanë pasur të drejtat e barabarta në botë. A është kjo një mënyrë e zgjidhjes së çështjes Kosovë-Serbi, është çështje që varet nga BE, nga Anglia, nga SHBA-të. Mundet edhe të ndonjë superfuqie tjetër në botë. Zgjidhja si dy Gjermanit nuk e pengon Kosovën fare, nëse ruhet karakteri unitar dy-shkallës i pushtetit. Në asnjërën Gjermani nuk ka pasur asociacion. Ka pasur Republika brenda RFGJ-së, ndërsa në DDR kemi pasur pushtet të SED dhe të diktaturës. Vetëm kjo e fundit nuk i shkon Kosovës. Kosova ka territor të vogël për organizimin e ndonjë republike. Çështjet minoritare pa reciprocitet nuk mundë të zgjidhen. Është pabarazi e madhe, pozita e serbëve në Kosovë me pozitën e shqiptarëve në Serbi. Këtu nuk po flas për Sanxhakun. Parimet mbi të cilat është ndërtuar rendi botëror përcaktojnë reciprocitetin e raporteve bilaterale midis shteteve. Asgjë tjetër nuk duhet pranuar Kosova.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".