Lexoni edhe:
E kanë tepruar, të ardhurat personale në sistemin e drejtësisë janë më të lartat në rajon
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Tani edhe ,kosovarët ,po mirëpritën nga familja e tyre evropiane ,për të udhëtuar, e parë, absorbuar në vetë veti , vlerat evropiane, të prosperitetit të përgjithshëm shoqëror , duke i dhënë fund mbylljes dhe izolimit. Faleminderit Evropë, dhe urime ,për të gjithë qytetarët e Kosovës, drejt fundit të miratimit të liberalizimit të vizave!
-Kosovës dhe Ballkanit perëndimor , si tërësi u duhen më shumë përkrahje nga BE, si në zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale , siguri e paqe të përbashkët evropiane. Bashkimi Evropian ,nga iniciativa, e Ministrit të punëve të jashtme, franceze Robert Shuman, është ndërtuar mbi bashkimin e komunitetit ekonomik, të industrisë së çelikut dhe thëngjillit me synimin ,që Evropa ,kurrë më mos të ketë luftëra ndërmjet veti ,por paqe,mirëqenie shoqërore ,drejtësi, barazi, dhe solidaritet të ndërsjellët evropian.
Kjo bëri që popujt evropian të lënë anash konfliktet dhe luftërat e më hershme ndërmjet veti , dhe ti kthehen bashkimit mbi vlerat e përbashkëta evropiane, për të arritur nivelin e sotëm të zhvillimit , si model botëror të te arriturave evropiane, përmes procesit të bashkimit evropian... Kosovës, dhe Ballkanit perëndimor (BP) i duhet modeli evropian brenda qenies së tyre të te menduarit individual e kolektiv , për ti lënë njëherë e përgjithmonë mënjanë konfliktet e së kaluarës ,e për ti përfaqësuar vlerat evropiane,të paqes dhe zhvillimit të përgjithshëm... Tani edhe ,kosovarët ,po mirëpritën nga familja e tyre evropiane ,për të udhëtuar, e parë, absorbuar në vetë veti , vlerat evropiane, të prosperitetit të përgjithshëm shoqëror , duke i dhënë fund mbylljes dhe izolimit. Faleminderit Evropë, dhe urime ,për të gjithë qytetarët e Kosovës, drejt fundit të miratimit të liberalizimit të vizave!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".