Lexoni edhe:
Kosovë Shqipëri- urgjentisht duhet të ndërpriten lidhjet e krimit të organizuar në mes grupeve mafioze të shqiptarëve të bashkuar
Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri
Rasti tragjik i vrasjes së 35 vjeçare në Prishtinë dhe dështimi epokal i të gjitha hallkave të sistemit të drejtësisë së kalbur, është turpi më i madh dhe më tmerrues që po i ndodhë këtij vendi, si dhe momenti i fundit më tepër se fatkeq, për të intervenuar institucionalisht dhe nisur nga spastrimi me rrënjë, në shtyllën e sundimit të ligjit, duke filluar në KPK e KGJK, si dhe të gjitha instancat e prokurorive dhe të gjyqësorit të kalbur e të kriminalizuar fund e krye, ngase nuk ka mbet më asnjë hapësirë për tu justifikuar dhe shfajësuar, para askujt!
Është turpi më i madh e më i pa përshkruar nga një mendje e shëndoshë, që po i ndodhë në mënyrë të përsëritur një shteti si Kosova, si dhe të lë tërësisht pa mend fakti, se si vriten me kaq gjakftohtësi femrat tona, vetëm pse nuk veprohet dhe nuk zbatohet ligji nga organet përkatëse, as në situata të tilla makabre dhe të rrezikshme, dhe sot kemi një hallkë të tërë, kaq të dështuar, duke filluar nga policia e shtetit, e cila është shkalla e parë e ofrimit të sigurisë dhe garantimit fizik të jetës së qytetarëve të pambrojtur. Pastaj pason Prokuroria komplet e dështuar, e cila megjithëse është e autorizuar për hetim e veprim të shpejtë të ngritjes së kallëzimit penal, dështon gjithnjë e më keq, si dhe Gjykatat katastrofale, të cilat edhe pse janë të thirrura për të vepruar, administruar provat dhe mos toleruar krimet, ato në vend të urdhër mbajtjes së kriminelëve ordiner në vendet përkatëse dhe gjykimit e dënimit të tyre me procedurë të përshpejtuar, i lirojnë tërësisht, siç veproi gjyqtari Krasniqi në Ferizaj, që kriminelët të të tillë marrin jetë njerëzish, duke vrarë gratë e pafajshme, madje edhe nëna shtatzënë, që është e ndaluar me çdo ligj, traditë, e sjellje njerëzore, siç ndodhi në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, ditën me diell dhe para syve të opinionit. Për aq më tepër, sipas informacioneve të vet Policisë së Kosovës-së, viktima e kishte raportuar qysh në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë fizike dhe psikike, por prokuroria e turpit, personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt, gjë që është një papërgjegjësi totale institucionale. Është një papërgjegjësi e rëndë e prokurorit të rastit, si dhe e vet gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili përveçse është treguar aspak serioz dhe tërësisht joprofesional, ai duhet urgjentisht të vendoset prapa grilave, nën dyshimet se mund të ketë marrë mito, për lirimin e një krimineli si ai që kreu vrasjen makabre me armë zjarri në oborrin e spitalit. Prandaj, ky duhet të jetë rasti i fundit tragjik dhe momenti vendimtar, që vet Qeveria, Ministria e Drejtësisë dhe të gjitha organet shtetërore përkatëse, për ta dëshmuar angazhimin praktik, në mënyrën më serioze të mundshme, të të gjithë spektrit institucional e politik dhe gjetur mekanizmat ligjor e kushtetues të adresimit të përgjegjësisë, duke shkarkuar dhe penalizuar urgjentisht të gjithë ata që janë në linjën e këtij misioni tërësisht dështuar! Rasti më i ri tragjik, vërteton katërçipërisht se megjithëqë gjyqësori i kalbur i këtij vendi, vepron i pa varur, madje si një mini qeveri më vete, Ministrja e drejtësisë, ishte e detyruar të paralajmëroi se medoemos duhet ndëshkuar, të gjithë përgjegjës mbajtësit e mos veprimit ligjor, neglizhimet e qëllimshme të të cilëve Kosovës po i kushtojnë me humbje jetërash të njerëzve të pafajshëm. Pra në momentin që verifikohet dështimi, institucioni, hallka apo zyrtari ligjor që ka dështuar, duhet urgjentisht, jo vetëm të jap dorëheqje, por edhe të vendoset në bankën e të akuzuarve për trajtimin ligjor të neglizhencës dhe mosveprimit, konform obligimeve juridike dhe rregullave ligjore
Dhe ashtu siç garantoi Ministrja, megjithëse kompetencat janë të ndara, sapo të shihet se kush ka dështuar, do dhe duhet të pasojnë dorëheqjet, siç kërkohet të ketë edhe shkarkime, sidomos duke pasur parasysh faktin se edhe në rastet e kaluara janë kërkuar dorëheqje e shkarkime kur ka dështuar gjyqësia dhe prokuroria, por fatkeqësisht nuk ka ndodhur asnjë dorëheqje as shkarkim, neglizhencë që shihet hapur, se po inkurajon shumë vrasësit dhe kriminelët, të cilët lirimin kundërligjor nga prokuror dhe gjyqtar të korruptuar, po e shfrytëzojnë për vrasje barbare dhe antinjerëzore!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".