Mjaft me privilegje , të ju ndalen benificionet të ashtu quajturve "veteranë kosovarë”, të burgosur politik!

Mjaft me privilegje , të ju ndalen benificionet  të ashtu quajturve
Mjaft me privilegje , të ju ndalen benificionet  të ashtu quajturve

Agim Bajrami

  • 07 December 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Pse privilegje nga shoqëria, për të ashtuquajturit "veteranë të luftës, dhe të burgosur politik" ... Është e dëshmuar , se qeverisjet e kaluara kanë abuzuar me paranë e taksa paguesve kosovarë përmes manipulimit të tyre në emër të luftës së UÇK-së, për ti shlyer obligimet e tyre private, të borxheve private ,duke u ofruar pensione në emër të luftës, punësime të pa merituara, e avancime në politike, duke bërë shlyerjen e borxheve të tyre të ndërsjella private, përmes parasë publike në emër të luftës dhe manipulimeve tjera përfituese kriminale.

-A kuptohet mirë çka është lufta dhe kush është luftëtarë apo edhe vetë lufta e zhvilluar në Kosovë,duke u shtrembëruar dhe përdorë nga mafia e të ashtuquajturve " komandant apo të burgosur politik" për përfitimet e tyre materiale, e marrjen e posteve politike,titujve akademike,e shoqërore ,pa merita dhe pa punë e pa aftësi e dije...

Të marrim shembullin e praktikave amerikan të luftës por edhe të vendeve me demokraci të mirëfilltë; ta zëmë për analogji shtjelluese, 'sa e sa amerikan vdesin në frontet e luftës për misionet amerikane nëpër botë ' ,dhe ushtarët e tyre janë të barabartë në të drejtat e tyre në shoqërinë civile, pa kërkuar dhe ofruar shteti benificione për pjesëmarrje ndaj tyre në ndonjë luftë apo mision kur ata detyrën ushtarake nuk e ushtrojnë më e sidomos ne një moshë relativisht të re...Dhe,këto ditë po e pyes një oficer amerikan, i cili po më tregon se ka ardhur në Kosovë mbas misionit që kishte në Afganistan ,dhe kur e pyeta,se a mund të ket ndonjë benificion shtetëror, mbasi të ktheheni në vend,ai u përgjigj, " më jepet mundësia që posa të ketë ndonjë 'lajmërim tjetër' për ndonjë mision tjetër ushtarak në botë, të aplikojë, dhe nëse testet e kërkuara ushtarake i kaloj, mund të jem pjesë e forcës ushtarake në misionin e caktuar ,për ndryshe unë nuk përfitoj asgjë në moshën 40 vjeçare, por duhet të ri kualifikohem për ndonjë punë në jetën civile jashtë asaj ushtarake"... Dhe,tek ne, nën maskën e pjesëmarrjes në luftë, apo i burgosur politik,merr poste politike, si; kryeministër,ministër,tituj akademik, pa meritë,profesor dhe pagën e veteranit ,pa pasur asnjë vlerë njerëzore ,profesionale e shoqërore,dhe shoqëria hesht ....

Dhe kur shoqëria , dhe shteti dështojnë, nga "komandantë veteranë" të burgosur politik që drejtojnë pa meritë institucionet shoqërore e shtetërore apo të cilët udhëheqin vendin ,shoqërinë, përmes atributeve të 'veteranit të luftës' apo të burgosurit politik apo anëtarit të familjes së dëshmorit apo veteranit,atëherë fajin e adresojmë te Serbia, dhe ne kur nuk ndihemi fajtorë,pse i lejojmë që të tillët, dhe profiterët e luftës, të e shkatërrojnë ardhmërinë e vendit...

Tani të njëjtit kërkojnë, ngritjen e pensioneve të tyre false,në vend që të përkrahen,invalidët e vërtetë,familjet e vërteta të dëshmorëve dhe të që nuk kanë asnjë anëtarë familjar në punë,të rinjtë/rejat të shkollohen, përmes ndarjes së bursave në bazë të kritereve të mirëfillta ligjore,fermerëve dhe bizneseve të ndryshme...Dhe përderisa Mafia e të ashtuquajturës " profitera të luftës, nuk luftohen dhe menjanohen nga privilegjet shtetëror,financiare dhe shoqërore, gjithherë, do të kemi shtetin jo funksional ,dhe shoqërinë jo funksionale të rrëmbyer nga mafia kriminale brenda saj,ku edhe do të mungojë drejtësia,paqja dhe mirëqenia e përgjithshme shoqërore!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".