Protestat demokratike të opozitës në Shqipëri thirrje BE-së për ta ndëshkuar qeverinë Rama, çerdhe e sigurtë e narko-mafisë dhe krimit të organizuar
Hajrullah Tërnava
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Protesta e opozitës më 6 dhjetor, në ditën e Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë, është një mesazh i cili duhet ti përçohet edhe botës demokratike për ta ndihmuar transformimin politik dhe ndryshimin rrënjësor në Shqipëri, duke e izoluar dhe ndëshkuar regjimin e deritashëm të inkriminuar të Edi Rames sepse e keqja që në këtë shtet të vogël po instalohet dhe po kultivohet, ka filluar të shtrij degët e veta të rrezikshme edhe përtej kufijve të Shqipërisë, në Kosovë e Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Greqi, kurse në lidhje institucionale ka pretendime të ndërlidhjes me mafien akoma më të rrezikshme të instaluar në maje të shtetit në Serbi.
Shqipëria qysh nga ndërrimi i sistemit komunist e deri më tani, ka qenë vend me funksionim të brishtë të sistemit të sundimit të ligjit, ku vazhdimisht qytetaret e sajë kanë bërë çmos që të pasurohen duke i ndjekur rrugët e krimit, sikur që është mbjellja e drogës dhe shpërndarja e sajë, si në vendin e tyre njashtu edhe jashtë shtetit.Tani Shqipëria e zë vendin e parë në shpërndarjen dhe shitjen e drogës në Evropë, kurse institucionet e këtij shteti shumë pak janë marre me luftimin e kësaj dukurie të rrezikshme e cila tani ka lëshuar rrënjë në këtë shtet por edhe në shtetet për rreth sikur që është Kosova, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, kurse udhëheqësit e këtij shteti shumë pak merren me luftimin e kësaj dukurie kriminale të luftimit kur është në pyetje droga, prandaj tani Evropa me vështirësi ua hap dyert këtyre shteteve që janë mbetur si shtetet më të izoluara, prandaj tani është koha që të bëhen zgjedhje dhe ndryshime të kësaj garniture në udhëheqjen e shtetit, dhe në krye të shtetit të vijnë njerëz të pastër sa i përket krimit, dhe ky shtet me një luftim të dukurive kriminale e sidomos ati të narkomanisë, duhet që të ju jep shembull shteteve të BE-së sa më me shumë seriozitet, që në mënyrë energjike në Shqipëri po e luftojnë krimin e narkomanisë, prandaj vetëm kështu me një frymë të re për ndryshime që po reflektohet së fundi në Shqipëri, nga opozita e tanishme në krye me z Berisha, para zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit vijues, është një shans historik për kthesë pozitive dhe ndryshim rrënjësor në Republikën e Shqipërisë, për ti dhënë fund kapjes së shtetit nga lidhja kriminale e Edi Ramës, i cili ka instaluar një regjim mafioz e kriminal, një rrjet të mafies së krimit të organizuar që Shqipërinë e ka shndërruar në qendrën kryesore të zhvillimit dhe kryqëzimit të trafiqeve ndërkombëtare të drogës, pastrimit të parave dhe qendrave të mashtrimit nga të cilat pësojnë qytetarët gjithandej Evropës dhe botës.
Protesta e opozitës më 6 dhjetor, në ditën e Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë, është një mesazh i cili duhet ti përçohet edhe botës demokratike për ta ndihmuar transformimin politik dhe ndryshimin rrënjësor në Shqipëri, duke e izoluar dhe ndëshkuar regjimin e deritashëm të inkriminuar të Edi Rames sepse e keqja që në këtë shtet të vogël po instalohet dhe po kultivohet, ka filluar të shtrij degët e veta të rrezikshme edhe përtej kufijve të Shqipërisë, në Kosovë e Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Greqi, kurse në lidhje institucionale ka pretendime të ndërlidhjes me mafien akoma më të rrezikshme të instaluar në maje të shtetit në Serbi.
Ngadalë por sigurt, dita ditës po konstatohet se të gjitha të këqijave që po ndodhin në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare në rajon, burimin e kanë në çerdhen e krimit të kontrolluar nga Edi Rama në Shqipëri, dhe virusi i këtij krimi ka filluar për ta infektuar kombin shqiptar përtej kufijve të Shqipërisë, gjë që e rrezikon seriozisht edhe të ardhmen e integrimit të shqiptarëve në BE, duke u shndërruar gjatë procesit të rrugëtimit si vend lider i strehimit dhe mbrojtjes së bandave të krimit. Se rajoni i Ballkanit duhet urgjentisht të pastrohet nga të ashtuquajturit lider politik të cilët janë bërë edhe vetë pjesë e krimit, kurse shtetet e tyre i kanë bërë në çerdhe ku kultivohet dhe zhvillohet krimi I organizuar dhe korrupsioni, e ka potencuar së fundi edhe Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.
Zoti Escobar theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përpjekjet për demokraci dhe luftë kundër korrupsionit në rajon, përfshirë sanksionet nga Uashingtoni: “Korrupsioni është problemi më i madh për rajonin. Nacionalizmi dhe rivaliteti etnik është me të vërtetë vetëm një maskë për këtë (korrupsionin). Është shumë e qartë se të gjitha partitë më nacionaliste në rajon janë edhe më të korruptuarat…Udhëheqësit duhet të ndërmarrin veprime, ata duhet t’i largojnë këta njerëz nga pozitat e përgjegjësisë, duhet t’i heqin këta njerëz nga listat e partive dhe kjo vlen për të gjitha vendet në rajon”, tha ai duke shtuar se pjesa tjetër më afatgjatë është “t’u bëjmë presion udhëheqësve (të vendeve) liderëve që të bëjnë reformat e shtetit të së drejtës që kërkohen për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, u shpreh zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Eskobar.
Pa një luftim serioz të këtij lloji të narkomafisë të këtyre shteteve nuk do iu hapen dyert për në BE, prandaj duhet të ndodhë ndryshimi në krye të shtetit të Shqipërisë, sepse tani e sa vite ky lloj i krimit vetëm sa ka lëshuar rrënje dhe kjo udhëheqësi asnjëherë nuk është interesuar ta luftoj seriozisht këtë lloj të krimit, prandaj tani jo rastësisht Shqipëria në këtë pikëpamje të shpërndarjes së drogës, e zë vendin e parë në Evropë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".