Lexoni edhe:
Protestat demokratike të opozitës në Shqipëri thirrje BE-së për ta ndëshkuar qeverinë Rama, çerdhe e sigurtë e narko-mafisë dhe krimit të organizuar
Shkruan: Muhamet Kelmendi
Deklarata e kriminelit të luftës, Vuçiq, që "askënd të mos e lejojnë serbët e Kosovës të shkojnë në veri", është një deklaratë që tregon se Serbia është e përgatitur për luftë në veri, taman si rusët në Ukrainë.
Me këtë deklaratë de-fakto krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të largohen nga të gjitha institucionet, ndërsa serbëve në veri, u kërkoi të ngritën në luftë të armatosur.
Serbia, që nga koha e arritjes së sllavëve serb në Ballkan, ata në mënyrë të vazhdueshme janë zgjeruar me dhunë gjenocidiale mbi tokat shqiptare. Vetëm në 100 vitet e fundit , me dhunë dhe me terror, me masa vrastare masovike, pushtoi mbi gjysmën e Shqipërisë.
Mbi këtë, në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, si dhe në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913, ia aneksuan mbi gjysmën e territorit shqiptar shtetit serb. Edhe tash është e njëjta gjendjeje.
Deklarata e kriminelit të luftës, Vuçiq, që "askënd të mos e lejojnë serbët e Kosovës të shkojnë në veri", është një deklaratë që tregon se Serbia është e përgatitur për luftë në veri, taman si rusët në Ukrainë.
Me këtë deklaratë de-fakto krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të largohen nga të gjitha institucionet, ndërsa serbëve në veri, u kërkoi të ngritën në luftë të armatosur.
Lidhur me këtë skenar, duket se Serbia i ka armatosur serbët e veriut. Jo vetëm kaq, por edhe ka dërguar kriminel në veri, sikundër edhe disa banda të Vrangelit nga Rusia.
Thirrja e bërë nga krimineli Vuçiq, pa këtë përgatitje, nuk ka kuptim, nëse nuk i ka armatosur bandat në veri. Pikërisht kjo, përkatësisht organizimi luftarak, armatosja dhe dërgimi i forcave kriminale në veri, e bëjnë të rrezikshme gjendjen. Nuk ka pas kësaj asnjë veprim tjetër, përveç atij luftarak. Kjo pritet të ndodhë në veri. Tërë këtë gjendje e dinë edhe në Bruksel, në Paris, në Berlin, në Londër dhe në Uashington, e megjithatë po vazhdon të përkëdhelet Serbia. Rreziku për luftë është evident. Dhe, nëse shpërthen kjo luftë, përgjegjës është edhe BE me politikën e vetë përkëdhelëse ndaj shtetit kriminal serb.
Ndërsa, shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, përveç të jenë unik dhe të përgatitur për çdo gjendje, deri te ajo e luftës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".