Kapja e  ish kryeprokurorit Ramiz Buzhala në flagrancë të abuzimit është vetëm një fije e hollë e argumentimit të zhytjes së thellë të organit të akuzës në ujërat e turbullta të krimit! 

Kapja e  ish kryeprokurorit Ramiz Buzhala në flagrancë të abuzimit është vetëm një fije e hollë e argumentimit të zhytjes së thellë të organit të akuzës në ujërat e turbullta të krimit! 
Kapja e  ish kryeprokurorit Ramiz Buzhala në flagrancë të abuzimit është vetëm një fije e hollë e argumentimit të zhytjes së thellë të organit të akuzës në ujërat e turbullta të krimit! 

Dardan Grapci

  • 12 December 2022 - 17:39

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

 

Kryeprokurori i suspenduar Ramiz Buzhala është një ndër kryeprokurorët të cilët kanë abuzuar me detyrën zyrtare, ka edhe shumë kryeprokuror të tjerë që bëjnë shkelje, por për fat të keq ato ose nuk raportohen ose mbahen sekret nga stafi i Prokurorisë apo edhe nga vetë gjykatat, nëse ndonjë ka shkuar atje pa u bërë transparente për tu gjykuar.

Kërkesa e UD Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi për të zhvilluar hetime lidhur me rastin  Buzhala ka qenë me vend, prandaj Paneli hetimor gjithsesi duhet ta përfundoj pa zvarritje  çështjen e Ramiz Buzhales dhe të vazhdohet pastaj edhe tek Kryeprokurorët tjerë në komunat tjera të Kosovës.

 

Tani më me vonesat që po shfaqen në trajtimin e këtij rasti, me të drejtë po dyshohet se është duke u zvarritur qëllimisht, për ta nënçmuar peshën e abuzimit me detyrën zyrtare, nga ana e vetë  Panelit Hetimor në rastin disiplinor ndaj Ramiz Buzhalës, Kryeprokuror i suspenduar i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, që sipas interpretimit ligjor, ligjërisht ka kohë që deri më 15 dhjetor 2022 ky panel ta përfundojë hetimin disiplinor ndaj tij, nëse një gjë e tillë nuk është bërë deri më tani. Skandali i Prokurorit Buzhala është vetëm një nga dhjetëra të tjerë të  pa zbuluar që e përcjellin organin e akuzës  për bashkëpunim me  krimin dhe grupet kriminale të interesat të cilave jua bëjnë avokatinë dhe pengojnë zbatimin e ligjit, drejtësinë.

Sipas të dhënave të aktivitetit të tij,  Buzhala kishte filluar mandatin si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Gjakovës me 1 qershor 2021, ndërsa më 14 korrik 2022 ishte suspenduar për shkak të dyshimit se i njëjti kishte kryer shkelje disiplinore. Shkeljen disiplinore pretendohet se e kishte kryer me rastin kur më datë 13 korrik të këtij viti i kishte dërguar aksidentalisht  pyetjet për testin me shkrim për bashkëpunëtor profesionalë në numrin e gazetare.

Më pas, Kryeprokurori Buzhala i kishte thënë gazetares, i kishte bërë edhe presion që t’i fshijë të gjitha mesazhet sepse sipas tij ato pyetje ishin dërguar gabimisht. Kësisoj, Kryeprokurori i suspenduar, jo vetëm që  dyshohet se me këto veprime është përfshirë në sjellje, por vërtetohet, qoftë kur është në detyrë apo privatisht, të cilat dëmtojnë reputacionin e Prokurorit të Shtetit ose që mund të dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë ose besueshmërinë e Prokurorit të Shtetit. Ndjekja e këtij rasti nuk ka shkuar me shpejtësinë e duhur sepse faktet kanë ekzistuar dhe nuk ka pasur qka të pritet për tu hetuar. Procedurat disiplinore ndaj Buzhalës filluan me kohë por nuk po i dihet rezultatit. Me 14 korrik 2022, ishte themeluar edhe Paneli hetimor për këtë rast disiplinor. Ky panel hetimor ka për detyrë të sigurojë fakte dhe të mbledh prova lidhur me pretendimin për kryerjen e shkeljes disiplinore nga Kryeprokurori i suspenduar, Ramiz Buzhala. Sipas Rregullores për procedurën disiplinore të prokurorëve, Paneli hetimor duhet t’i përfundoj hetimet brenda tre (3) muajve nga dita kur ai është themeluar nga Këshilli. Mendoj që kjo procedurë është dashur të shkurtohet në një afat më të shkurtër kohor dhe epilogu ligjor të përfundohet, sepse ajo çka është raportuar deri më tani duket që krejt ky proces  ka vijuar me hapat e “breshkës”.

Kësisoj, më 30 shtator 2022, KPK kishte shqyrtuar raportin e Panelit hetimor dhe marrëveshjen e arritur mes tij dhe Kryeprokurorit Buzhala, ku sipas medieve, kjo marrëveshje përfshinte pranimin e shkeljes disiplinore nga Buzhala dhe masën disiplinore të transferimit si prokuror në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë së Prizrenit. Por, anëtarët e KPK-së e kishin refuzuar një marrëveshje të tillë mes Buzhalës e Panelit Hetimor, duke bërë që hetimi disiplinor të kthehet në rishqyrtim. Në një situatë të tillë, Këshilli kishte vendosur që Panelit t’i zgjasë periudhën e hetimit edhe për dy muaj të tjerë, afat ky që parashihet edhe në Rregullore.

Mënyra se si po zvarritet rasti i ish kryeprokurorit Buzhala flet mjaftueshëm se kjo lojë e KPK-s ka për qëllim përpjekjen për zhvlerësim dhe amnisti të vepër së abuzimit me ligjin dhe kurdisjes së rezultatit të përzgjedhjes së kandidatëve që janë të preferuar vetëm nga nëntoka e krimit. Sado që vepra është e faktuar dhe e dokumentuar, sipas rregullave të tanishme disiplinore, nënçmimi dhe  nënvlerësimi i veprës së kryer mundë të jetë një vendim i pritshëm pasi që deri më tash qëllimisht kjo dosje është zvarritur dhe anashkaluar  për tu  hetuar me procedurë të shpejtë dhe pa u hamendësuar.

 

Sipas ligjit aktual,  në rast se konstatohet shkelja disiplinore nga ana e Kryeprokurorit të suspenduar, Buzhala, atëherë Këshilli mundet që ndaj tij të shqiptojë njërën apo disa nga këto masa: vërejtje jopublike me shkrim; vërejtje publike me shkrim; zvogëlim i përkohshëm i pagës deri në pesëdhjetë përqindja (50%) për një periudhë deri në një (1) vit; transferim i përkohshëm ose i përhershëm në një prokurori tjetër të nivelit më të ulët dhe e fundit mundë të jetë edhe propozimi për shkarkim nga detyra.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".