Lexoni edhe:
Bashkësia ndërkombëtare përsëri në sprovë të mbrojtjes së shtetit të Kosovës, mbështetje për zhvillim dhe integrim në BE!
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Nuk guxojmë të përçahemi në këto momente shumë të rëndësishme për Kosovën, ku po na rrezikohet të formohet një tjetër “Republika Srpska” .Janë më shumë shqiptarë në Ballkan së sa serb, dhe nuk duhet ligështuar ndaj presionit, që po na bëhet për të pranuar Asociacionin të minoritetit serb më kompetenca ekzekutive.
-A kemi elitë politike që mbron sovranitetin dhe integritetin e Kosovës? Çka po mendon elita politike?, natyrisht së këtu bëjë përjashtime, së ka njerëz të cilët po e mbrojnë Republikën .Askush nuk guxon ta merr të drejtën që ti falë toka serish Serbisë. Nuk “guxon” askush sot në Kosovën e larë më gjakun e shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit, ta mbytë në Ballkanin e Hapur, që në fakt nuk është gjë më shumë së ide e botës serbe. Si nuk po kuptojnë shumë nga elitat politike , së ruajtja e sovranitetit dhe integritetit në veri, nuk është çështje partiake , por është çështje jetike e interesit shtetëror e kombëtar. Nëse e fituam luftën më Serbinë , nuk guxojmë të jemi humbës në kohë të paqes. Kosova i takon taborit të vendeve perëndimore!
Nuk guxojmë të përçahemi në këto momente shumë të rëndësishme për Kosovën, ku po na rrezikohet të formohet një tjetër “Republika Srpska” .Janë më shumë shqiptarë në Ballkan së sa serb, dhe nuk duhet ligështuar ndaj presionit, që po na bëhet për të pranuar Asociacionin të minoritetit serb më kompetenca ekzekutive. Bëhuni bashkë o burra , e mos të përrallisim më ka krejt! Uniteti është i vetmi shpëtim për secilin komb. Duket se në horizont është duke na u përgatitur edhe një padrejtësi tjetër e madhe historike. Është e pa kuptueshme dhe e pajustifikueshme , të përkrahet një Serbi e cila ka mbetur më idetë e Millosheviqit. Është e pa kuptueshme të përkrahet Serbia e cila shkaktoj gjenocid mbi popujt jo serbë më rastin e shpërbërjes të ish-Jugosllavisë.
Është jo e drejtë të kërkohen lëshime nga shqiptaret, e mos të kërkohet kjo nga Serbia, e cila nuk ka hequr dorë nda ideja “të gjithë serbët në një shtet”.Ju një pjesë jo shumë e vogël, të elitës në opozitë , mos kërkoni sovranitet dhe privilegje për prapanicat e juaja, por mbrojeni Kosovën!Veriu i Mitrovicës është vija e kuqe për Serbinë, që nuk duhet të lejohet të kalohet. Nëse kjo lejohet , do të ishte vdekja e pavarësisë të Kosovës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".