Veriu i Kosovës, pasojë e shpërfilljes së Sovranit!
Mehdi Hyseni
Shkruan: Mehdi Hyseni
Sikur lidershipi i Kosovës , të paktën në vitin 2003, të organzonte REFRENDUMIN gjithëpopullor, që do të mbahej direkt nën monitorimin e OKB-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot nuk do të kishim pasur ndërkombëtarizimin e veriut të Kosovës, por, do të kishim pasur rrumbullakimin e shtetësisë juridike ndërkombëtare-Kosovën në OKB, jo më pak se 20 vjet.
Mirëpo, pas gabimeve të njëpasnjëshme politike e diplomatike të udhëheqësve të Kosovës, sot veriu i Kosovës është në rrezik nga invadimi ushtarak i Serbisë dhe i mercenarëve të huaj.
Pse u përbuzë SOVRANI ?
Sepse as në Dokumentin e Rambujesë e as në Planin e Marti Ahtisarit, nuk figuron organizimi dhe mbajtja e REFRERENDUMIT. Këto janë gabime të pariparueshme, kur është fjala për njohjen e plotë (të brendshme dhe të jashtme) të së drejtës së vetëvendosjes Kosovës. Në këtë mënyrë SOVRANIT iu mohua e drejta e ligjshme dhe demokratike, që pas fitores së luftës kundër Serbisë fashiste dhe gjenocidale, të deklaronte vullnetin e tij të lirë dhe demokratik në përputhje të plotë me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashksuara dhe me “Aktin Final të Helsinkit të KSBE-së (1.VIII.1975), ku në Kapitullin VIII barazia e të drejtave të popujve dhe e drejta e popujve për vetëvendosje, thuhet: . Në bazë të parimit të barazisë së popujve e të drejtës së tyre për vetëvendosje, të gjithë popujt kanë gjithnjë të drejtën të vendosin në liri të plotë, kur të duan dhe si të duan, statusin e tyre politik të brendshëm dhe të jashtëm, pa ndërhyrje nga jashtë, dhe të vazhdojnë sipas dëshirës së vet zhvillimin e tyre politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor.”( Të drejat e njeriut në të drejtën ndërkombëtare, “Albinform”, Tiranë, 1994, f.156)
S’ka asnjë dilemë se, Veriu i Kosovës u ndërkombëtarizua për shkak të gabimeve politike dhe diplomatike të drejtuesve të Kosovës (12 qershor 1999-2022), të cilët i mashtroi Vuk Jeremiqi (ministër i Jashtëm) dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiqi, duke ua imponuar Dialogun e Brukselit, me qëllim që Serbia të rikthente sovranitetin e saj kolonial, së pari në Veri, e pastaj në pjesët e tjera të Kosovës. Kjo është esenca e negociatave serbo-shqiptare në Bruksel kinse për “mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive elementare të minoritetit serb” në Veriun e Kosovës.
Gjendja e tensionuar në Veriun e Kosovës nga të shtënat sporadike të bandave paramilitare të Begradit, të cilat plagosën një polic shqiptar dhe, gjuajtën një patrullë të EULEKS-it, mirëpo, për fat nuk u lëndua askush, u krijua për shkak të “komandës paqësore” të presidnetit serb Aleksandër Vuçiq, i cili po i mbështet bandat paramilitare dhe të sigurisë kinse për t’i mbrojtur minoritarët serbë, të cilët nuk janë të rrezikuar as nga policia shqiptare, as nga EULEKS-i e as nga KFOR-i, por ky është një simulim politiko-propagandistik dhe diplomatik I Beogradit zyrtar.
Pra, për krijimin e një gjendje të tillë me “erë baruti” dhe me bllokimin e rrugëve, fajtor kryesor është presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili i detyroi serbët, që të braktisnin qeverinë, parlamentn, policinë etj., me qëllim që të destabilizonte rendin dhe sigurinë në pjesën veriore të Kosovës për të krijuar alibi, se gjoja shqiptarët janëfajtorë, ngase kryeministri i tyre Albin Kurti ka përgatitur planin për shpopullimin e minoritet serb nga ajo pjesë e Kosovës!?
Përkundrazi, kryeministri Albin Kurti së bashku me aleatët ndërkombëtarë (Amerika, NATO dhe BE) po bën përpjekje maksimale që jo vetëm serbëve, por të të gjithë qytetarëve në veriun e Kosovës, t’u sigurohen të të gjitha të drejtat dhe liritë politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe të mirëqenies, që i gëzojnë me ligj dhe me Kushtetutë, si dhe me të drejtën ndërkombëtare.
Mirëpo, për përshkallëzimin e situatës në veriun e Kosovës, nuk është fajtor qeveria, kuvendi dhe presidenca e Kosovës, as KFOR-i, e as EULEKS-i, por “komandanti suprem” i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që po e mashtron, po e gënjen dhe po e shantazhon minoritetin serb, duke e urdhëruar që të braktisë të gjitha institucionet dhe organet legale dhe legjitime të Republikës së Kosovës. Ky është problemi, që kërkon urgjentisht diplomaci preventive paqësore nga OKB-ja, nga Amerika, nga NATO dhe nga BE-ja.
Ndryshe, Aleksandër Vuçiqi, do të përsëris skenarin famëkeq strategjik, gjeopolitik, policor, paramilitar dhe militar (në emër të mbrojtjes dhe respektimit të drejtave dhe lirive të minoritetit serb në Kosovë) të kryekriminelit Slobodan Milosheviq, i cili më 24 prill 1987, në një miting me përfaqësuesit serbë në Fushë-Kosovë, ndër të tjera pati deklaruar : “Niko ne sme da vas bije!
Pikërisht, në këtë datë famëkeqe çetniko-fashiste serbe paralajmërohet spastrimi etnik, përkatësisht shfarosja e shqiptarëve në Kosovë, ku Serbia pushtuese gjenocidale masakroi mbi “11.800” shqiptarë; zhduku mbi “2647” shqiptarë, të cilët sot evidencohen si të “pagjetur”; përdhunuan mbi “22.000” gra shqiptare, si dhe dëbuan me dhunë e me vrasje mbi “1 milion” shqiptarë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".