Lexoni edhe:
Kjo është tradhtia e madhe e opozitës, në koordinim me listën serbe e përmes grusht shtetit synojnë kapjen e pushtetit
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Alarmi i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim e cila në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, ka alarmuar se korrupsioni po e gërryen potencialin dhe të e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar është tepër serioz që nuk guxon të injorohet, duhet të merret si porosi e detyrë shtëpie e cila duhet të zbatohet duke e parë si domosdo jo vetëm në rrafshin shtetëror, por në atë kombëtar gjithëshqiptar. Ky mesazh për Shqipërinë, indirekt edhe për shtetin dhe Qeverinë e Kosovës, pasi që ndërlidhja e krimit mes këtyre dy vendeve nuk po i njeh barrierat e ndarjes përmes kufirit.
-Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim jo vetëm në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit por edhe ditëve dhe viteve të kaluara e ka paralajmërua Shqipërinë për luftimin e korrupsionit. Barriera kufitare në mes të grupeve kriminale , për krim të organizuar dhe korrupsion, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk ekzistojnë. Kemi ligje të mira në të dyja shtetet por janë institucionet e mykura dhe kapura nga krimi, në sistemin e drejtësisë që ato ligje nuk i zbatojnë.
Si Shqipëria dhe Kosova nuk janë shtetet e para që në mes vete korruptohen, këto lloje skandalesh ndodhin kudo në Botë, por në Shqipëri në veçanti kryeministri Edi Rama nuk po bënë asnjë hap për parandalimin e korrupsionit tek zyrtarët shtetëror siç janë policia, dikasteret ministrore, deputetët, por edhe të gjitha nivelet e pushtetit lokal. Prandaj ambasadorja e SHBA-s në Tiranë, Yuri Kim ka bërë mirë kur e ka cekur që SHBA-të do të jenë aktive në Shqipëri për ta luftuar korrupsionin brenda institucioneve shtetërore. Kosova ka shënuar ulje korruptive, por ajo se çka duhet të ndodhë është që të luftohet pa u ndal korrupsioni dhe mos të lihen në rrugë të lirë duke u amnistuar abuzuesit, por të ndiqen hap pas hapi, të arrestohen kudo që zbulohen dhe të ndëshkohen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".