Lexoni edhe:
SHBA-të dhe BE-ja duhet thënë qartë Serbisë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Plani Serb për veriun e Kosovës, është një plan perfid i menduar me kohë dhe i cili tashmë ka filluar të zbatohet. Ai do të shkon e shpaloset me veprime konkrete hap pas hapi si: Tërheqja nga marrëveshjet e Brukselit të nënshkruara nga viti 2013, duke fajësuar Prishtinën për mos zbatimin e tyre; -Tërheqja nga bisedimet , derisa të mos definohet çështja e përfundimit të luftës në Ukrainë dhe definimit të fitores së Rusisë, dhe përforcimi i rolit të saj, në marrëdhënieve ndërkombëtare; Parashikimi se lufta e Ukrainës mund të përfundon deri në vjeshtën e vitit 2023 , dhe Rusia dhe Kina do të dalin më të forta në skenën ndërkombëtare.
- Deri atëherë, kur siç janë përcaktuar objektivat , sipas planit serb Veriu i Kosovës duhet të mbahet i tensionuar , gjithnjë duke fajësuar Prishtinën për ndërhyrje me forca speciale të policisë mbi popullatën civile , ku sipas skenarit serb , nuk kanë të drejtë forcat policore të Kosovës të shkojnë në veri të Kosovës. Qëllimi tjetër është që të kthehen në operim forcat policore lokale serbe (rojat e urës) siç ishin para marrëveshjeve të Brukselit, mbi lumin Ibër dhe në veri të Kosovës; - Mos të lejohet ,krijimi i Shqipërisë së madhe ( që është një imagjinata serbe); Plani franko-franko-gjerman për marrëveshjen përfundimtare për Kosovën ,nuk duhet të pranohet , se është kundër interesave serbe , por duhet të taktizohet , deri në ndryshim të rrethanave ndërkombëtare, supozohet ,me fitoren e Rusisë mbi territorin e Ukrainës dhe forcimi i pozitës së saj në marrëdhëniet ndërkombëtare; Integrimi i Serbisë në BE nuk është interesi nacional i Serbisë , për shkak, se Serbia, nuk ka ekonomi dhe tregtinë e duhur, e cila do të mund të integrohet dhe konkurron në tregun evropian.
SHBA-të dhe BE-ja duhet thënë qartë Serbisë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirëLexoni edhe:
Në këtë rrafsh dallojnë skajshmërisht mendimet nga shoqëria civile, Sipas tyre, Rusia nuk ndjek dhe mbron interesat serbe , por interesat serbe janë për hyrje në BE; - Plani franko- gjerman, nuk duhet të refuzohet dhe kjo është marrëveshja racionale ,që Serbia të mund të shkon përpara, dhe luftëra është shkatërrimtare për Serbinë;- Nuk ka plan të Shqipërisë së madhe ,dhe interesi i Serbisë, është anëtarësimi në BE; Shqetësohemi se mund të ketë konflikt në veri të Kosovës ,kur Serbia ,përsëri , do të jetë fajtore për agresionin dhe destabilizimin në rajon, e që do të jetë katastrofale për Serbinë; Ka parashikime ,se mbi 90% e popullsisë e përkrahin skenarin zyrtar për Kosovën, vendosjen e policisë lokale serbe dhe tërheqja nga marrëveshjet e Brukselit dhe dialogu.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".