Lexoni edhe:
Plani serb për veriun e Kosovës, bllokimi i plotë i dialogut duke fajësuar Kosovën
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Këto akte tradhtare të kuislingut Hashim Thaçi dhe renegatit jugo-komunist Isa Mustafa, kanë ngelur si vulë e tradhtisë edhe në ballë të PDK-së dhe LDK-së, të cilat as sot ,nuk po gjejnë forcë të distancohen nga ato, as nga autorët e tyre, renegatët Hashim Thaçit dhe Isa Mustafa.
Nuk është kurrfarë rastësie, që tanimë po vërtetohet edhe publikisht, se nënshkrimet e tandemit renegat Thaçi & Mustafa, të marrëveshjes tradhtare, për formimin e "zajednicës" kundër kushtetuese një etnike serbe, janë dhe do të mbeten përgjithmonë, emblema më e hidhur e turpit të paprecedent dhe tradhtisë më të madhe kombëtare, ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës! Për aq më tepër, kjo pabesi kaq e dhimbshme, në historinë më të re të Kosovës, që ka mundur në 23 vitet e fundit, ta bënte ndonjë udhëheqës renegat kundër shtetit dhe popullit të vet, siç vepruan kuislingët Thaçi dhe Isa Mustafa, me "zajednicën", për bosnjëzimin e Kosovës, fatkeqësisht tani i janë varur si dy-bomba të rrezikshme, në qafë të Albin Kurtit, me presionin e pareshtur, që sa vije e rritet, jo më vetëm nga Serbia por edhe nga ndërkombëtarët, për formimin e “zajednicës” serbe!
Plani serb për veriun e Kosovës, bllokimi i plotë i dialogut duke fajësuar KosovënLexoni edhe:
Kurti po vuan trashëgimin e hidhur pelin, të marrëveshjeve më të disfavorshme të ndodhura në dy dekadat e pasluftës me Serbinë të cilat janë nënshkruar gjatë bashkëqeverisjes së PDK-së dhe LDK-së, duke ia lënë si bomba të kurdisura në derë Albin Kurtit, nga përpjekja e të cilit, për ti mënjanuar disi, përveç vuajtjeve të papërshkrueshme të Kurtit, ato mjerisht po e mbajnë peng gjithë shtetin e Kosovës. Kështu që duke e ditur ndikimin fatal të tyre mbi Kosovën, Serbia dhe pasardhësi i Millosheviqit Aleksandër Vuçiq, qëllimisht i aktivizoj pikërisht tani kërkesat për formimin e “zajednicës” kundër kushtetuese, për realizimin edhe të një "republika srpska" dhe bosnjëzimin e Kosovës, si hap paraprijës për gllabërimin e veriut. Këto akte tradhtare të kuislingut Hashim Thaçi dhe renegatit jugo-komunist Isa Mustafa, kanë ngelur si vulë e tradhtisë edhe në ballë të PDK-së dhe LDK-së, të cilat as sot ,nuk po gjejnë forcë të distancohen nga ato, as nga autorët e tyre, renegatët Hashim Thaçit dhe Isa Mustafa.
Kështu që, e armatosur me nënshkrimet kuislinge të tandemit renegat Thaçi & Mustafa, siç dëshmojnë edhe ngjarjet e fundit të terrorizmit të hapur të kriminelëve serb në Veri të Kosovës, me bllokada rrugësh, hedhje bombash e sulme me armë zjarri, duke plagosur edhe policët e Kosovës, në detyrat e tyre ligjore, përveç Serbisë e cila kusht kryesor ka vënë formimin e "zajednicës" kundërkushtetuese me kompetenca ekzekutive, fatkeqësisht edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar, kanë filluar të kërkojnë formimin e asociacionit, nga marrëveshja e turpit, e cila mban firmat e dy shqipfolësve më të dyshimtë, që ka aktualisht Kosova si Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të dakorduar në mënyrë solemne dhe pa kurrfarë sikleti me pasardhësit e Millosheviqit, Ivica Daçiqin dhe Aleksandër Vuçiqin.
Prandaj, nuk është rastësi që tanimë edhe publikisht po vërtetohet, se kjo marrëveshje kundër kushtetuese është dhe do të mbetet emblema më e madhe e turpit dhe tradhtisë së paprecedent ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, që tani po i kushton, kaq shumë qeverisë, qytetarëve dhe gjithë shtetit, si një obligim i imponuar përdhunshëm nga tradhtarët e vendit dhe gjithë Republikës së Kosovës. Nga Thaçi e Mustafa, të cilit duke e ditur mirë se çfarë dëmi të pariparueshëm i kanë shkaktuar Republikës së Kosovës, kanë hezituar, prej frikës nga revolta e qytetarëve, që pas nënshkrimit dhe miratimit me shumicën dërmuese të deputetëve pa "uni" në Kuvend, të ndërmarrin edhe veprime për ta jetësuar "zajednicën", e cila është në kundërshtim me mese 23 nene të Kushtetutës, dhe për rrjedhojë e refuzuar edhe nga interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.
Të gjitha qeveritë nga PDK, PAN, e LDK, për shkak të frikës se "zajednica" do të kërkohej nga Serbia, sipas nënshkrimeve të Thaçit dhe Mustafës, kurrë nuk kanë tentuar ta zbatojnë as marrëveshjen për konvertimin e tabelave, e cila, sapo u tentua të jetësohej nga Qeveria Kurti, u keqpërdorë urgjentisht nga Serbia për fillimin e acarimit të raporteve dhe kërcënimit edhe për agresion me forca të policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë! Shkaku i nënshkrimit të marrëveshjes për "zajednicën", nga Thaçi dhe Isa Mustafa, tani po sfidohet shtetësia dhe rrezikohet seriozisht edhe sovraniteti i Republikës së Kosovës nga kërcënimet e hapura për agresion ushtarak nga Serbia, duke kërkuar edhe me forcë formimin e Asociacionit, sipas nënshkrimeve të këtyre dy renegatëve?!
Vuçiqi vazhdon me kërcënimin e kthyer tani në formulë "urdhëruese"; formoni "zajednicën" ose përndryshe do të ndërmarrim invadim ushtarak, të veriut, në emër të "mbrojtjes" së serbëve të cilët, faktikisht, pas dëbimit me dhunë, të mese 14 mijë shqiptarëve autokton, nga veriu, tash e dy dekada terrorizojnë publikisht gjithë Kosovën. Dhe deri më datën e 13 dhjetorit të këtij viti, kur emisari lartë amerikan për Ballkanin, Gabriel Eskobar deklaroi prerë, se Kosova është nën sigurinë e fortë të SHBA-ve, mesazhi i Vuçiqit, ishte se, ose të do të formohet asociacioni me kompetenca ekzekutive në përputhje me nënshkrimet e Thaçit dhe Isa Mustafës, si mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve, ose Serbia do ta vazhdojë luftën me të gjitha mjetet, mesazh i paprecedent kërcënues, të cilit më së miri iu përgjigj z. Eskobar emisari amerikan për Ballkanin, i cili ia mbylli gojën Serbisë,duke deklaruar qartë dhe prerë, se Kosova gëzon mbrojtjen e fortë të SHBA-ve, udhëheqëses kryesore të NATO-s, dhe garantuesi i kufijve të Kosovës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".