Serbia së bashku me aleatin e saj natyror, Rusinë e Putinit, duhet të ndalen në veri sa nuk është bërë ende vonë

Serbia së bashku me aleatin e saj natyror, Rusinë e Putinit, duhet të ndalen në veri sa nuk është bërë ende vonë
Serbia së bashku me aleatin e saj natyror, Rusinë e Putinit, duhet të ndalen në veri sa nuk është bërë ende vonë

Skender Mulliqi

  • 17 December 2022 - 16:23

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Tash pas 23 vitesh jemi shumë më të fortë që ti kundërvihemi agresionit serb, në veri që po thuaj ka filluar me shpërthime bombash dhe me plagosje të policëve tanë .Nuk kemi çka të bëjmë më sehir, duhet me çdo kusht të mbrohet liria dhe pavarësia e fituar me gjak ! Politika duhet të unifikohet për ta koordinuar planin për veprim në interes të shtetit. Për shkak të ndarjeve të thella që kanë ndodhur deri më tash, dhe përçarjeve, pak kush sot, po i beson njeri -tjetrit, e më së paku njerëzve të politikës.

-Serbia me strukturat kriminale , me shërbimet sekrete , me grupin kriminale rus prej 300 personave, me aktet terroriste ne veri të Mitrovicës, thuaja veç na ka shpallur luftë të hapur. Vuçiq po tenton si shtesë të fus në këtë pjesë të Kosovës edhe 1000 forca të reja policore e ushtarake. Bashkësia ndërkombëtare nëse nuk reagon shpejtë, Serbia do ta kupton këtë gjë, si terren i hapur për ndarje etnike të Kosovës, dhe përshkallëzim edhe më të madh të situatës në rajon. Nëse politika dhe apetitet për pushtet deri tash, na kanë ndarë, që nga kjo situatë duhet urgjentisht të unifikohen qëndrimet, dhe të shtohet vigjilenca , që mos të lejojmë aneksimin e veriut me dhunë të Serbisë fashite, e cila ende çuditërisht po përdhelet nga Evropa.

Faji është jetim, e situata është emergjente , ku lypset dërguar të gjitha forcat në mbrojtje të tokave tona. Serbia së bashku me aleatin e saj natyror, Rusinë e Putinit, duhet të ndalen në veri ende sa nuk është bërë vonë për shqiptarët, edhe për ndërkombëtarët. Nuk i jemi frikësuar Serbisë në vitin 1999, kur ishim më të dobët, dhe e fituam luftën me aleatët tanë perëndimor. Tash pas 23 vitesh jemi shumë më të fortë që ti kundërvihemi agresionit serb, në veri që po thuaj ka filluar me shpërthime bombash dhe me plagosje të policëve tanë .Nuk kemi çka të bëjmë më sehir, duhet me çdo kusht të mbrohet liria dhe pavarësia e fituar me gjak ! Politika duhet të unifikohet për ta koordinuar planin për veprim në interes të shtetit.

Për shkak të ndarjeve të thella që kanë ndodhur deri më tash, dhe përçarjeve, pak kush sot, po i beson njeri -tjetrit, e më së paku njerëzve të politikës. Shumë çka në shoqërinë e pas luftës u ndërtua mbi rrena, mashtrime e manipulime. Pak gjë ka mbetur për tu besuar në Kosovë! Po të organizohet ndonjë anketë më qytetarë sigurisht së shumë pak do të ishin shprehur së iu besojnë njerëzve të politikës. Nuk janë vetëm këta që nuk iu besohet. Secilën ditë e më pak është duke iu besuar medieve dhe disa kategorive shoqërore dhe politike .Të gjitha këto kanë ardhur si pasojë e rrethanave shoqërore të ndërtuara jo mirë, nga të paditurit që ishin gjatë në pushtet. Deri diku ende nuk ka humbur besimi në familje dhe në miq.

Sikur njerëzit në rrethanat jo të mira të krijuara u hasmuan shumë njëri më tjetrin ,duke e lënë anash virtytin . Shumë gjëra të mira nga tradita u harruan! Harruam se duhet dashur dhe ndihmuar njerëzi tjetrin! Harruam së jemi vëllezër të një gjaku. Harruam së duhet dashur Atdheu dhe Kombi! Harruam së lirinë e fituam pas shumë dekadash më gjakun e martirëve dhe dëshmorëve te kombit! Harruam shumë çka që jetën e bënë të mirë në këtë botë! Nga mos besimi u polarizua edhe shoqëria , në ide , mendime dhe në veprime. Erdhi në shprehje individualiteti para të përgjithshmes. U krijuan një grup njerëzish të politikës dhe të biznesit, të cilët u ngritën lartë, mbi djersën dhe mundin e shumicës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".