Lexoni edhe:
Po i vjen fundi pasurimit nëpërmes kriminalitetit, pasuria që ju vodh popullit nga politikanët hajna së shpejti do i kthehet shtetit
Shkruan: Dr. Hysni Aliu
Z. Kurti. Zonja Osmani, z. Sfeçla, z. Komandant i policisë, nëse nuk jeni në gjendje të dërgoni policinë me armatim dhe mbrojtje adekuate në veri, nëse nuk keni mundësinë ti furnizoni njësitë e juaja në kufi e as ti mbroni, atëherë pranojeni dështimin dhe lirojuani veriun terroristëve, sepse policët tan nuk janë mjet kusuritje për marrëveshjet në Bruksel e as për luftën në Ukrainë.
-Situata ne veri po keqësohet çdo dite e me shume. Bandat kriminale dhe terroristet nga veriu i Kosovës, Serbia dhe Vagner i Rusisë, çdo dite e me shumë po i fusin rrënjët thelle e me thelle ne veri, duke bllokuar jo vetëm rrugët kryesore pore edhe ato alternative, duk pamundësuar kështu ne total funksionimin e rendit dhe ligjit atje. Ata i kanë shpall luftë Kosovës, veçse Kosova po mundohet ta fsheh ata fakt nga opinioni i gjerë. Policët tanë le që janë pa sigurime shëndetësore e sigurim të jetës, por tani janë lënë nën mëshirën e krimineleve serb, të cilët i kanë bllokuar policët tan në veri, dhe kanë copëtuar territorin tonë sikur ta lëvrosh arën.
Ata polic atje janë në mëshirën e fatit dhe çdo konflikt me serbët në brendi të veriut, pra kah Mitrovica, do të zbrazej me sulme të rrufeshme ndaj tyre, sulm që do vinte nga Serbia dhe nga pjesa e barrikadave në Kosovë. Pra policët tanë do të jenë në kurth totale pa kurrfarë shanse për të mbijetuar. Kur i shtohet kësaj edhe mungesa totale e njësiteve për mbrojtje ajrore si eskadrilat e Helikopterëve që Kosova nuk i ka, atëherë çdo gjë mbetet në mëshirën e Serbisë dhe KFORI-it.
Derisa e tërë BE- ja e SHBA-të reaguan ashpër për një bombë shurdhuese që u hodh ndaj EULEX-it, siç po duket policia e Kosovës për ta janë të pa vlerë, dhe ju mjafton një kërcënim që e bëjnë që ” aj që e shkakton një viktimë në njerëz i pari, do të bartë pasoja të renda” . Unë që nga dita e parë kur policia e Kosovës u dërgua në lagjet multi-etnike në veri me pistoleta në brez, gjersa terroristët serb janë të armatosur me armët më moderne e snajper, kam qenë shumë i indinjuar dhe e ndiej veten të fyer me këtë veprim të qeverisë dhe ministrit Sfeçla. Pa marr parasysh situatën e rrezikshme, dhe sugjerimeve apo urdhrave të dikujt nga KFOR-I apo ndërkombëtarët, policia e Kosovës nuk guxon të dërgohet me duar në gjepa në vendet ku çdo moment kokat e tyre janë të shënjestruara nga snajperistët serb në veri.
Un nuk mundem ta kuptoj kurrë se si është e mundshme që Kurti dhe Sfeçla të pranojnë që policia e shtetit të shkojnë të pa armatosur në veri( me pistoleta në gjep, e në anën tjetër me jelekë anti-plumb, që i shfrytëzojnë si gjepa palltoje). ndërsa ndërkombëtarët lejojnë terroristët në barrikada të qëndrojnë të armatosur me automatik ashtu siç u pa në videon. Kjo është një idiotësi në vendime dhe përgjegjësia për humbjen e jetës së policëve të pa mbrojtur e të pa armatosur bie pikërisht mbi ministrin Sfeçla, Komandantin e policisë dhe Kryeministrin Kurti e presidenten Osmani. E pash me sytë e mi mbrëmë në video se si u hidheshin policëve tanë me duar thatë bomba dezorientuese para këmbëve e ata ishin të pafuqi të reagojnë.
Fëmiun tim nuk do ta dërgoja të pa përgatitur për luftë në atë vend me asnjë kusht, as vet nuk do shkoja pa përgatitje adekuate andaj nuk mund të pranoj që fëmija i dikujt të përdoret nga politikanët Kosovar, Evropian e Amerikan si mish për top në këtë rast policët e Kosovës. Z. Kurti. Zonja Osmani, z. Sfeçla, z. Komandant i policisë, nëse nuk jeni në gjendje të dërgoni policinë me armatim dhe mbrojtje adekuate në veri, nëse nuk keni mundësinë ti furnizoni njësitë e juaja në kufi e as ti mbroni, atëherë pranojeni dështimin dhe lirojuani veriun terroristëve, sepse policët tan nuk janë mjet kusuritje për marrëveshjet në Bruksel e as për luftën në Ukrainë. Nuk bën kështu edhe pikë. Nëse Rakiqin e quani organizator të grupeve terroriste dhe ashtu është, atëherë ai duhet të arrestohet në momentin e parë të mundshëm.
Nëse dikush hedh bomba kundër policisë në veri atëherë policia duhet të përgjigjet e jo të fshihen pas automjeteve e nën kulme shtëpish si të ishin fëmijë të vegjël. Është thyerje dhe fyerje e dinjitetit të tyre. Unë besoj që policia e Kosovës duhet ti vendos kushte ministrit, kryeministrit e presidentes dhe komandantit të tyre, që ose duhet të ketë pajisje adekuate për ta mbrojtur vetveten dhe të tjerët ose të refuzojnë detyrën, pra të dezertojnë. Turpi nuk kishte fund.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".