![](/uploads/kosova-sot/images/2022/December/23/200x200_-640-0-kosove-16715239691671778107.jpg)
Lexoni edhe:
Me barrikadat serbe s'është duke humbur Kosova, por po fiton shteti!
Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri
Mendojë se në përgjithësi, për reformën në Drejtësi, qeveria dhe opozita duhet të jenë të unifikuar edhe pse shpesh herë kjo temë i ka përplasur mes vete partitë politike. Sundimi i ligjit në vend nuk ka kuptim pa Vetting në nivele të larta të drejtësisë ku edhe qytetarët duhet ta japin mbështetjen e tyre, pa dyshim, meqë tani Komisioni i Venecias ka miratuar të shtunën e kaluar ndryshimet në Projektligjin për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
-Zhvillimet e fundit në këtë proces janë hap me vend dhe shumë gjatë i pritur për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, dhe nga fakti që komisioni i Venecias i ka dhënë dritë të gjelbër Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, do të thotë se jemi në rrugë të mbarë si institucione ndonëse siç e dimë një projektligj i tillë e ka pas fatin që nga opozita të kritikohet e pengohet, të provohet të sabotohet, ndonëse Qeveria dhe Kuvendi ishin të vendosura ta çonin përpara si mekanizëm i veçantë për sundimin e ligjit dhe jo vetëm.
Me barrikadat serbe s'është duke humbur Kosova, por po fiton shteti!Lexoni edhe:
Tani certifikimi i këtij Projektligji nga Komisioni i Venecias është një armë e fuqishme e shtetit për të vepruar kundër nëntokës së krimit të organizuar dhe luftimin e korrupsionit të profilit të lartë, që kështu të ecet drejtë ndërtimit të shtetit ligjor dhe demokratik, integrimit të tij në proceset evropiane. Drejtësia nuk mund të ndalet dhe është momenti i fundit që të përdorë mekanizmat e nismat e duhura për të vepruar ndaj atyre që janë pasuruar jashtëligjshëm dhe në kurriz të fondeve publike.
Megjithatë, Ende ka dyshime se një organi i ri si ky do ta bënte luftën kundër korrupsionit vërtet më efektive. Ky proces pritet në praktikë të shihet se çfarë rezultatesh do të sjellë në të ardhmen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".