Lexoni edhe:
Për reformim dhe dekriminalizim të sistemit të drejtësisë duhet të ketë unitet veprimi dhe vullnet bashkëpunimi mes pozitës dhe opozitës
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Serbia po e dëgjon, Putini po vepron. Këtu është fakti i tolerancës ndaj shtetit serb dhe frika edhe për një konflikt, që ka bërë presion mbi BE-në dhe SHBA-të për të toleruar Serbinë dhe serbët në raport me shqiptarët dhe Kosovën. Këtu është edhe rreziku për luftë.
-Në kuadër të detyrave që i ka KFOR-i dhe UELEX, del se në heqjen e barrikadave, si dhe të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë në veri të Kosovës, janë kompetent. Këtej, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, edhe organet e rendit dhe të sigurisë së Republikës, janë kompetent në tërë hapësirën e shtetit. Bashkëpunimi midis KFOR-it, EULEX-it dhe të organeve të Kosovës, përkatësisht bashkërisht, e ruajnë rendin dhe sigurinë në veri. Këto edhe duhet t'i heqin barrikadat.
Mirëpo, politika e gabuar e BE-së dhe e SHBA-ve ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke toleruar Serbinë në raport me Republikën, ka bërë që të ngritën barrikadat, të forcohen veprimet kriminale serbe nga bandat. Tërë kjo po vjen nga udhëheqja e kriminelit të luftës, Vuçiq. Ai ka krijuar gjendje të rëndë në veri të Kosovës.
Këto janë lëshime ndaj politikes neofashiste serbe. Edhe përcaktimet që po mbrohen për minoritetin serb të përdhelur dhe të mbrojtur në Kosovë, krijojnë gjendje konfliktuoze. Ju dha kurajo kriminelëve në veri të Republikës. Edhe në largimin e barrikadave po veprohet ngadalë dhe me tolerancë. Thënia: " Barrikadat duhet të largohen nga ata që i kanë vendosur", tregon lëshimet ndaj veprimeve agresive serbe.
Frika për një konflikt ushtarak në Ballkan, krahas luftës në Ukrainë, ka bërë që ndaj Beogradit të ketë tolerancë. Rusia si shtet po ndikon ashpër. Serbia po e dëgjon, Putini po vepron. Këtu është fakti i tolerancës ndaj shtetit serb dhe frika edhe për një konflikt, që ka bërë presion mbi BE-në dhe SHBA-të për të toleruar Serbinë dhe serbët në raport me shqiptarët dhe Kosovën. Këtu është edhe rreziku për luftë. Sa më shumë që tolerohen krimet dhe bandat serbe, si dhe shteti serb me kërcënime agresive ndaj Kosovës, aq më e rrezikshme bëhet gjendja. Serbia duhet të ndalet. Me këtë ndalen edhe krimet dhe veprimet banditeske serbe. Rrugë tjetër nuk ka.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".