Lexoni edhe:
Veriu “Nyje Gordiane”!
Shkruan: ANALISTI - Rexhep Shahu
NATO e udhëhequr nga SHBA-të e kane pohuar dhe vërtetuar se Kosova është një çështje shumë kyçe për Amerikën e Aleancën ushtarake NATO dhe se Kosova është nën mbrojte të sigurt të NATO-s përmes KFORIT. Me fjalimin e tij sekretari i përgjithshëm i NATOS i pohoi Serbisë dhe Rusisë që sponsorizon destabilizim të Kosovës për të krijuar precedentë se është ushtria më e fuqishme, më moderne, më e organizuar dhe e mobilizuar, është ushtri më e motorizuar se çdo ushtri tjetër në planet.
-Fjalimi politik e ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg në këtë fund viti ka disa mesazhe për gjithë Evropën, e më gjerë në disa plane. NATO ka pohuar se prej më se dy dekadash, se ajo është në mbrojtje të lirisë në rajonin e Ballkanit e më gjerë. Me luftën e NATO-s në Kosovë për të shpëtuar dy milionë shqiptare nga poshtërimi, dëbimi, trajtimi çnjerëzor. NATO pohoi se ky rajon dhe hapësira shqiptare është e rëndësishme për strategjinë e saj.
Veriu “Nyje Gordiane”!Lexoni edhe:
NATO sot ndodhet në shkallë të lartë gatishmërie luftarake pasi në Ukrainë ka ndodhë agresioni më i madh ushtarak pas Luftës së dytë botërore, ndaj Ukrainës 40 milionë banorëshe. NATO që e çliroi Kosovën nga Serbia përmes një lufte speciale ajrore 78 ditore vazhdon ta mbrojë territorin e Kosovës, rendin e sigurinë e Kosovës duke pohuar se Kosova është e paprekshme, pavarësisht lakmisë serbe. NATO e udhëhequr nga SHBA-të e kane pohuar dhe vërtetuar se Kosova është një çështje shumë kyçe për Amerikën e Aleancën ushtarake NATO dhe se Kosova është nën mbrojte të sigurt të NATO-s përmes KFORIT. Me fjalimin e tij sekretari i përgjithshëm i NATOS i pohoi Serbisë dhe Rusisë që sponsorizon destabilizim të Kosovës për të krijuar precedentë se është ushtria më e fuqishme, më moderne, më e organizuar dhe e mobilizuar, është ushtri më e motorizuar se çdo ushtri tjetër në planet.
Jemi me fat që jetojmë në këtë epoke kur ne shqiptarëve na mbron me precedencë Amerika e NATO dhe që nuk kërkojnë asgjë veç të mos i shesim mend, qe politikanet tanë të jenë mirënjohës si populli dhe ta artikulojnë mirënjohjen ndaj NATOS. Sot NATO është në Kosovë, shpresojmë të mos dale kurrë dhe shpresojmë që edhe Kosova të mos dalë kurrë nga NATO që na siguron jetën sigurinë territorin e dinjitetin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".