Lexoni edhe:
Shtetet e Ballkanit oazë e veprimtarisë kriminale, nuk duan të demokratizohen e pastrohen me një Gjykatë unike Speciale
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Bisedime sekrete quhen më shumë ato bisedime, kur fshehurazi përfaqësuesit më të lartë të dy shteteve, takohen në ndonjë vend. Ne kemi një përvojë jo të mirë nga e kaluara, ku ka munguar transparenca e duhur, për tema të rëndësisë të madhe shtetërore dhe nacionale. Nuk janë bërë shumë e ditur përmbajta e marrëveshjeve të nënshkruara më Serbinë.
-Janë nënshkruar shumë marrëveshje, dhe po të bëhet ndonjë anketë në opinion së cilat ishin temat e këtyre marrëveshjeve , sigurisht se ka një njohuri të vogël ose kurrfarë, e lëre më për brendinë e këtyre marrëveshjeve më shtetin serb. Kjo mos transparencë e duhur nga regjimet e kaluara , i ka kushtuar Kosovës, me firmosje të marrëveshjeve të cilët kanë cenuar edhe sovranitetin e Kosovës. Dihet tashmë së cilat ishin dy marrëveshjet më të dëmshme për Kosovën, Demarkacioni më Mal të Zi, dhe Asociacioni I Komunave më Shumicë Serbe, dhe fusnota.
E bëra këtu një hyrje për të dalë të tema e shtjelluar, së kanë lidhshmëri njëra temë më tjetrën. Ky pushtet i tashëm nuk guxon ti përsërisë gabimet nga e kaluara, edhe kur bëhet fjalë për transparencë. Këto janë bisedimet finale më Serbinë, dhe çdo hap i gabuar apo mos transparencë mund ti kushton shumë Kosovës. Kjo që po flitet në opinion së ka pasur takim ndërmjet palës shqiptare dhe asaj serbe, fshehurazi më datën 11 dhe 12 nëntor, në Zvicër, rezulton së ka pasur një takim të tillë, të cilin e ka lansuar në opinion magazina zvicerane “NZZ” , të cilin takim, e ka konfirmuar edhe shefja e grupit parlamentar të LVV, Mimosa Kusari Lila.
Këso lloj takimesh thuhet për opinion se ky takim është mbajtur në Soloturn mes përfaqësuesve të partive politike në pozitë dhe organizohen që nga viti 2016 nga Këshilli Gjithëpërfshirës –CIG. Është mirë të bëhet e ditur më shumë, opozitës të Kosovës dhe Serbisë, për të shkëmbyer siç thuhet mendime për marrëdhëniet e ardhshme dhe zgjedhjen e çështjeve urgjente !Ky takim nuk ka qenë sekret , por që tek ne ka munguar informacioni se si dhe ku është mbajtur një takim .Takimi për mënyrën e mbajtjes së fshehtë të tij, e që nuk është, ka prodhuar një Non-Paper.
Këto takime mbahen sipas rregullit të “Catham House”, ku pjesëmarrësit përdorin informacionin e marrë, por që nuk mund të zbulohet as identiteti , as përkatësia e folësit. Ky është më shumë një formalitet sekret, por që sekrete mendojë unë nuk duhet të mbetet së për çka është folur konkretisht në takimin e Zvicrës. Ky takim ka qenë i përshpejtuar nga ngjarjet në Ukrainë, dhe nga ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ku pushteti I Beogradit më strukturat paralele kriminale dhe më mercenarët rus , po e mbajnë të destablizuar këtë pjesë të Kosovës, më shpërthime më bomba , më plagosje të policëve tanë dhe më vendosjen e barrikadave , me të cilat barrikada të këtyre grupeve të caktuara kriminale u mësuam krejt pas luftës. Se sa takimet e tilla prodhojnë stabilitet politike mbetet të shihet në vazhdim.
Situata nuk është qetësuar, së duket që barrikadat janë bërë problem politikë, që të përdorem për zhvillimin e dialogut, e që nuk ishte dashur. Situata aktuale nuk përmirësohet me njerëz si Vuçiqi, Vulini dhe Daçiq, eksponent politikë të regjimit të Millosheviqit. Do të jetë vështirë përpjekja më këto qëndrime ekspansioniste të pushtetit serb, të gjendet zgjidhje afatgjate në një Kornizë Marrëveshje Gjithëpërfshirëse. Procesin politikë po e vështirësojnë pikëpamjet ultra nacionaliste serbe, të lidhura fortë më regjimin kriminal të diktatorit Vladimir Putin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".