![](/uploads/kosova-sot/images/2022/December/27/200x200_20171004PHT85303_original1672124516.jpg)
Lexoni edhe:
Hajnat të kapen dhe të futen në burg, të mos lëshohen të ikin sepse nuk kanë besë dhe nuk mbajnë fjalën
Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku
Tani duke u bazuar në këto dhe "përvojat" e mëhershme të indiferencës dhe hezitimit të prestarëve të KFOR-it francez, në ngjarjet e vitit 2004, mendoj se: më nuk guxon të na përsëritet situata përçarëse e vitit 1999, kur lëvizja jo violente dhe ajo violente u ndan dhe u bënë pikë e pesë, por na duhet UNITETI (në qëndrime dhe URTËSIA në gjykime. Ndryshe, do na mallkoj historia e brezave që po vijnë.!
-Sipas medieve serbe, konfrontimi në veri është i paevitueshëm! Që nga ditët e barrikadimit në veri, Serbia ka nisë një ofensivë (diplomatike,civile, mediatike, e fetare) të egër të blasfemisë, stigmatizimit por edhe paragjykimit e kontestimit të shtet ndërtimit të Kosovës, që u shpall më 2008. Kësaj "valle" e fushate oportuniste, por edhe të egër antishqiptare mjerisht, me indiferencën e tyre, qoftë ajo edhe naive por edhe të qëllimshme, i janë bashkangjitur, si; kryeministria, asnjë fjalë nga Edi Rama!, opozita e shtetit shqiptar e cila përkujdesjen për shqiptarizmin... e ka të amputuar edhe në Kushtetutën e saj, ashtu edhe; ca qarqe e lobe albanofobe ndërkombëtare; pastaj; ca medie tona lokale, e ca rajonale e globale; si edhe; ca nivele vendimmarrëse të KFOR-in dhe dosido ca ambasada, të kualifikuara, madje edhe si mike, tek të cilat përveç hezitimit, po hetohet edhe një lloj pritese për t'u artikuluar pa ekuivoke, sikurse ajo e Eskobarit dhe Hillit, psh. dhe për të denoncuar edhe publikisht "rafalët" e mbrëmshme në veri të Kosovës. Që përveç që ishin tejet provokuese, ishin edhe shqetësuese, për sigurinë dhe stabilitetin jo edhe aq të Kosovës, sa atë të rajonit!
Tani duke u bazuar në këto dhe "përvojat" e mëhershme të indiferencës dhe hezitimit të prestarëve të KFOR-it francez, në ngjarjet e vitit 2004, mendoj se: më nuk guxon të na përsëritet situata përçarëse e vitit 1999, kur lëvizja jo violente dhe ajo violente u ndan dhe u bënë pikë e pesë, por na duhet UNITETI (në qëndrime dhe URTËSIA në gjykime. Ndryshe, do na mallkoj historia e brezave që po vijnë.!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".