Shqipëria të kërkoj Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së!...
Ismail Muçiqi
Shkruan gazetari: Ismail Muçiqi
Situata në Veri të Kosovës është në pikën më të lartë të rrezikut të sovranitetit tonë. Kërcënimi i serbisë me polici dhe ushtri në afërsi të kufijve të Kosovës kësaj radhe paraqet rrezikun më serioz kundër Republikës dhe e përshkallëzon rrezikun për destabilizimin e gjithë rajonit të Ballkanit. Mendoj se jo vetëm qytetarët që janë në lajthitje por edhe politika dhe institucionet tona nuk janë duke parë se skenari për ta destabilizuar Kosovën është në prag të vlimit [fillimit]. Ka kohë që kemi humbur qdo arsye normale për të krijuar klimë të unitetit dhe të bashkëpunimit si në politikë të brendshme njashtu edhe me institucionet dhe liderët e Shtetit amë Shqipërisë. Po të kishte normalitet dhe përgjegjësi ndaj kombit Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do duhej sa më parë që të kërkoj mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për kërcënimin e hapur që po e bënë serbia ndaj Kosovës.
Edhe më parë kam shkruar se nuk është koha e debateve partiake për interesat e liderëve politikë dhe të grupeve të interesit por sot është momenti që të gjithë të bashkohen për ti dalë ballë Vuqiqit dhe politikës së tij fashiste. Është më së e nevojshme tu ndihet zëri dhe gatishmëria të gjithë gjeneralëve, eprorëve, komandantëve dhe bashkëluftëtareve duke shprehur gatishmërinë për të qenë të gatshëm ti veshin sërish edhe një herë uniformat për ti dalë në ndihmë mbrojtjes së atdheut. Heshtja e faktorëve ndërkombëtar sidomos burokracisë në Bruksel në këto ditë të vështira kur Kosova po kërcënohet nga serbia është i pa justifikueshëm dhe krijon dilema për sigurinë e Kosovës. Mendoj se është më së e nevojshme që diplomacia e jashtme e Kosovës të zgjohet nga gjumi për ta bërë ndonjë punë të mirë.
Ndoshta është më së e nevojshme që diaspora jonë shoqatat dhe klubet nëpër qendrat e ndryshme të Evropës të tubohen dhe të protestojnë para selive në Bruksel, duke i sensibilizuar njëherë e përgjithmonë fuqitë e mëdha se serbia është aleati i Rusisë dhe shtet agresor që i nisi dhe i humbi katër luftëra. Nuk donë koment çmenduria e serbisë ka arritur deri në atë shkallë duke u tallur edhe me mekanizmat e sigurisë EULEX-in dhe KFOR-in në Kosovë duke ja bllokuar rrugët për ta kryer misionin për ruajtjen e kufijve të Republikës së Kosovës. Koha po tregon se Shteti i Kosovës ende nuk e ka rrumbullaksuar sovranitetin e tij. Andaj duhet të jemi vigjilent të gjithë të mos të na ndodh ndonjë befasi. Lufta e fundit para 23 viteve na ka mësuar se armiku nuk zgjedh politikan, liderë, intelektual, bujk apo punëtorë, kombe apo kombësi, por në luftën e fundit i ndoqi pa përjashtim i largoj të gjithë nga trojet e tyre. Andaj është një mesazh “se ai qe e harron të kaluarën historia mund ti përsëritet!”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".