Lexoni edhe:
Mjaft me politikë të ledhatimit nga perëndimi për regjimin e pro rusit Aleksandër Vuçiq, është koha e ndëshkimit dhe e izolimit
Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra
Në këtë kohë të kërkohen zgjedhje para kohe, kur gjendja është vu në zgrip nga forcat e armikut, nuk është e qartë politika e opozitës te ne. Ani ai vetë që mund të jetë fajtor! Me kënd duan të bashkëngjiten në këtë farë furtune?! Cila është dhimbja atyre që e bëjnë fajtor ekzekutivin dhe presidencën sot? A është më i rëndësishëm kapitali që e ka "fituar" dikush në mënyrë jo legjitime, apo integriteti i shtetit të Republikës së Kosovës?! Kush i rekrutoi ata shpifanë dhe shpifa nëpër ata tv (koçak pulash) dhe ato portale ilegjitime, të shajnë zi e më zi institucionet dhe personalitetet.
-Serbia është duke provuar, që, Kosovën, në mos krejt ta kthej, më në fund ta inaugurojë një bombë për shkatërrimin e saj herëdo kur. Këtë bombë, tashmë e dinë të gjithë qytetarët se, cila është ajo, si do veprohet me të, çfarë do të jetë epilogu i saj. Pra, formimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe (BKS) në Republikën e Kosovës, e me lejimin e kësaj strukture me mundësi të vetëqeverisjes, shumë pak kohë do t'i mbetet në qetësi si shtet Kosovës.
Zëra të partive në opozitë po kërkojnë që, qeveria aktuale të dorëzohet ose të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Gjëja, të mos vijë deri te një luftë e re. Sikur krejt kjo opozitë janë të gatshëm për ta sanuar gjendjen. Këta ishin deri tash dhe e sanuan gjendjen veç e shkapërthen dhe e bë hi e pluhur rrugën. Dy partitë që ishin në pushtet (LDK - PDK), ia kanë nënshkruar BKS-në (Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe) Vuçiqit me 2013 dhe 2015, apo kanë dashur t'ia nënshkruajnë se, nuk po dua ta besoj këtë vepër të tillë, krejtësisht banale, tradhtare nëse vërtet është kështu. Janë bërë pesë gabime politike të dukshme të dukshme, sipas meje:
1. Me bashkëpunëtorët politikë, po thuajse kryesorë, të Sllobodan Milosheviqit, Ivica . Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq, nuk është dashur partitë tona, udhëheqësit shtetërorë të Kosovës të hyjnë në dialog fare. Nëse qytetarët e Serbisë i kanë zgjedhur këta tipat për qeverisjen e vendit të tyre, është çështje e tyre. Kuptohet, me këta njerëz edhe shteti serb është i tillë. Është shteti që ka kryer gjenocid në popullatën shqiptare. Këta s'është dashur të pranohen në dialog. Gjithë bota e di që ishin dhe të njëjtit, me të njëjtën politikë sërish po vijojnë. 2. Nuk është dashur që shqiptarët t'i lëmë të ikin nga Veriu i Mitrovicës. Pse? 3. Nuk është dashur të tolerohen serbët për njëzet vjet t'u paguhen detyrimet qytetare ndaj shtetit të Kosovës nga buxheti i vendit. Pse të përkëdhelen aq shumë? Na nuk jemi fajtorë. Do të kishim, sigurisht, një përgjigje na ish institucionalistët - s'po lejon Bashkësia Ndërkombëtare! Në këtë drejtim është dashur të bëhet politika me dërkombëtarët, derisa të arrihet rezultati në favor të Kosovës. Jo erdhëm shkuam...u fotografuam me këtë e atë. - Heh.
Na jemi të fortë e të dijshëm! 4. Nuk është dashur të lejohen grupet mafioze, t'i quaj ashtu, serbë e shqiptarë të tregtojnë për interesa personale e grupore në mënyrë ilegale. Është keqpërdorim i theksueshëm kjo mënyrë, sidomos me Serbinë po me askënd.
5. Nuk është dashur të kalojë asnjë ditë pas përfundimit të luftës pa një padi gjithëpërfshirëse për Serbinë. Jo na me i lutur, por ata ne me na lutur. Serbia edhe sot është fajtor dhe bashkëvepruesit e saj. Tash, këta që i kemi mbajt me bukë, vetë ua kemi dhënë forcën që t'i zënë rrugët. Ai i Beogradit i furnizon me premtime për obstruksione të përditshme. Këtu, në Kosovë, partitë që i kanë shkaktuar problemet, tash opozitarë, në vend se të përkrahet Qeveria Aktuale, janë ngritur në maje të gishtërinjve kundër qeverisë së vendit.
Se, Albin Kurti e prishi "vëllaznillakun". Duam zgjedhje të reja! I kanë ndezur i madh e i vogël altoparlantët. Dhe kur i dëgjon, rastësisht, kur e dëgjon këtë opozitën dhe këta militantët e tyre, njeriu habitet. Ku kam jetuar dhe ku jam. Do thosha, pasmi bërë "gjynah" të madh, se, këta mos do ta rregullonin krejt gjendjen e Kosovës. Por, jo o njeri, s'është ashtu. Është parë vepra e secilit e secilës deri më tash. Të njëjtit flasin veç për pozitën, duke ua vënë nga tiketë çfarëdo. Vend e pa vend. Zhurmë që të ndodhë tollovi. Edhe SBASHK-u, edhe kushdo qoftë.
Në këtë kohë të kërkohen zgjedhje para kohe, kur gjendja është vu në zgrip nga forcat e armikut, nuk është e qartë politika e opozitës te ne. Ani ai vetë që mund të jetë fajtor! Me kënd duan të bashkëngjiten në këtë farë furtune?! Cila është dhimbja atyre që e bëjnë fajtor ekzekutivin dhe presidencën sot? A është më i rëndësishëm kapitali që e ka "fituar" dikush në mënyrë jo legjitime, apo integriteti i shtetit të Republikës së Kosovës?! Kush i rekrutoi ata shpifanë dhe shpifa nëpër ata tv (koçak pulash) dhe ato portale ilegjitime, të shajnë zi e më zi institucionet dhe personalitetet. Pse ju ndodhë shqiptarëve kjo sjellje në mes veti? Përgjigjja në këtë pyetje është dhënë dhe po jepet për çdo ditë. Unë nuk jam avokat i pozitës së sotme. As nuk jam anëtar i asnjë partie. Ata/ato që e udhëheqin vendin më mirë, ata/ato i përkrahi dhe u këndoj ode. Jo të tjerët që e lënë pas dore shtetin për interesa personale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".