Lexoni edhe:
Aleksandër Vuçiq 24 vjet pas përfundimit të luftës po vazhdon me politikën e Millosheviqit në vitet e 90-ta
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Kosova do të ballafaqohet edhe përgjatë këtij viti, me luftën për sundimin e ligjit, dhe reformave institucionalë e shoqërore drejt qëllimit të arritjes se demokracia funksionale dhe shtetin e së drejtës. Kosova do të ballafaqohet me problemet kryesore përgjatë vitit 2023,e të cilat do të jenë: Veprimet e Serbisë armiqësore, kundër shtetit të Kosovës; Formimin e Asociacionit të komunave me shumicën serbe,të kërkuar nga ndërkombëtarët dhe me opozitën destruktive të Kosovës, e cila do ti nxit dhe përkrahë veprimet destabilizuese dhe kundër shtetërore të Kosovës ,qoftë nga jashtë kryesisht nga Serbia dhe nga brenda.
-Edhe gjatë këtij viti, Evropën, do të përcjellin vështirësitë e luftës në Ukrainë, dhe të Ballkanit perëndimor , në afirmimin e paqes dhe integrimeve evropiane. Nyja e problemit ballkanik do të jetë ,Kosova dhe Serbia ,por edhe Bosnja dhe Hercevovina, Mali i Zi. Faktorët kryesor të pasigurisë në Evropë janë; Agresioni rus në Ukrainë dhe përkrahja e saj që ia bënë Serbisë në sulmet kundër vendeve fqinje, e sidomos kundër sovranitetit dhe integritetit territorial e kushtetues të Kosovës.
Kosova gjatë vitit 2023 , do të ballafaqohet me mungesën e një opozite konstruktive ,zhvillimin ekonomik,përfitimi nga investimet ndërkombëtare në ekonominë e Kosovës,mundësia e ballafaqimit më kërkesa sociale nga qytetarët kosovarë, të përcjella më forma të ndryshme të pakënaqësisë qytetare, me shumë mundësi, që të mund lirshëm të keqpërdorën për qëllime politike e në ardhje në pushtetit nga opozita jashtë kritereve dhe formave ligjore, përmes shkaktimit të krizave shoqërore dhe manipulimin me problemet reale të shoqërisë . Kosova do të ballafaqohet edhe përgjatë këtij viti, me luftën për sundimin e ligjit, dhe reformave institucionalë e shoqërore drejt qëllimit të arritjes se demokracia funksionale dhe shtetin e së drejtës.
Kosova do të ballafaqohet me problemet kryesore përgjatë vitit 2023,e të cilat do të jenë: Veprimet e Serbisë armiqësore, kundër shtetit të Kosovës; Formimin e Asociacionit të komunave me shumicën serbe,të kërkuar nga ndërkombëtarët dhe me opozitën destruktive të Kosovës, e cila do ti nxit dhe përkrahë veprimet destabilizuese dhe kundër shtetërore të Kosovës ,qoftë nga jashtë kryesisht nga Serbia dhe nga brenda. Nuk do të pritet, se do të ketë marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë,përderisa, së paku, është në pushtet Aleksandër Vuçiq.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".