Mbi 200 raste të zyrtarëve të dyshuar për pasurin e krijuar nga krimi i organizuar i sfidojnë prokurorët e shantazhuar në pritje për tu hetuar

Mbi 200 raste të zyrtarëve të dyshuar për pasurin e krijuar nga krimi i organizuar i sfidojnë prokurorët e shantazhuar në pritje për tu hetuar
Mbi 200 raste të zyrtarëve të dyshuar për pasurin e krijuar nga krimi i organizuar i sfidojnë prokurorët e shantazhuar në pritje për tu hetuar

Gani Qarri

  • 04 January 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Sipas të dhënave të fund vitit nga Agjencia Kundër korrupsionit, është raportuar që hiq më pak se mbi 200 raste janë dërguar për korrupsion në prokurori, por për habi të gjitha ato, edhe sot e asaj dite janë në pritje që të hetohen.

-Publikimi i të dhënave më të reja në Agjencinë Kundër Korrupsionit, për rastet e dërguara në prokurori, para shumë kohësh, por të heshtura, e të mbetura të pa trajtuara asnjëherë, është edhe një dëshmi tjetër e turpit që flet publikisht se prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar janë të lidhur ngushtë me zyrtarët e inkriminuar dhe vazhdojnë ta mbrojnë hapur krimin e organizuar në vend, të cilët vetëm Vetting-u, mund ti qërojë nga postet dhe spastrojë përfundimisht, nga pozitat e uzurpuara padrejtësisht.

Sipas të dhënave të fund vitit nga Agjencia Kundër korrupsionit, është raportuar që hiq më pak se mbi 200 raste janë dërguar për korrupsion në prokurori, por për habi të gjitha ato, edhe sot e asaj dite janë në pritje që të hetohen. Dhe krejt kjo, vetëm pse në rastet e lartcekura përfshihen zyrtar aktual dhe ish zyrtar të inkriminuar të qeverive të kaluara të Kosovës, të cilat i kanë katapultuar në postet kyçe këta gjyqtar dhe prokuror të korruptuar. Thënë më saktësisht, të dhënat për vitin 2022 nga AKK nxjerrin shifrat sipas të cilave, janë mese 65 zyrtarë të lartë të cilët nuk e kanë deklaruar fare pasurinë e pajustifikueshme, disa e kanë deklaruar, por me vonës, ndërsa gjithsej në pritje për trajtim mbeten mbi 200 raste të dërguara në Prokurori nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas sqarimeve të drejtorit të kësaj Agjencie, Yll Buleshkaj, vetëm këtë vit, 55 zyrtarë të lartë nuk e kanë deklaruar pasurinë, ndërsa dhjetë të tjerë, e kanë deklaruar me vonesë atë, përderisa për dyshime të mos deklarimit, apo deklarimit të rrejshëm të pasurive, përfshi edhe rastet e transferuara nga viti i kaluar, janë mbi 200 raste të dërguara në prokurori për mos deklarim të pasurisë si vepër penale.

I pari i kësaj Agjencie për Byronë mbi konfiskimin e pasurisë, u shpreh se shpreson që me këtë institucion do të përmbyllet “mozaiku” i institucioneve kundër korrupsion dhe krijohen parakushte më të lehta të konfiskimit të pasurisë së fituar kundërligjshëm, një praktikë që deri më tani, nuk ka funksionuar si duhet, edhe pse me legjislacionin në fuqi kjo duhet zbatuar. Me ligjin për Agjencinë tek neni i kodit penal, ka një paragraf i cili parasheh që pasuria e pa raportuar të konfiskohet, por që deri më tani, fatkeqësisht nuk është futur as një herë në funksion, nga prokuroria dhe gjyqësori i kalbur vendor.

Madje duke qenë të lidhur me prokuror dhe gjyqtar të korruptuar, konfiskimi i pasurive të kundërligjshme nuk ka ndodhur as në rastet e aktgjykimeve dënuese për zyrtarë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, dhe atyre asnjëherë nuk u është konfiskuar pasuria e pa deklaruar.

Prandaj nëse kalon ligji kështu siç është, pasuritë e pa deklaruara duhet t’i konfiskohen secilit të dyshuar, ani pse, do të këtë mundësi ankimi, deri te faza finale dhe shqyrtimi shkallor i këtyre vendimeve”, ka deklaruar Drejtori i kësaj Agjencie, Yll Buleshkaj. Dhe përkundër të gjithave sa kanë ndodhur , ai beson se më në fund të gjithë ish-zyrtarët e dyshimtë, të cilët kanë shtetësi të Kosovës, do të jenë subjekt i kësaj byroje, pa marr parasysh se ku jetojnë ata, madje edhe nëse nuk jetojnë në Kosovë, për sa kohë janë shtetas të Kosovës, gjithsesi dhe secili prej tyre do të mund të jetë subjekt i Byrosë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".