Lexoni edhe:
Në pritje të Vettingut dhe byrosë së konfiskimit të pasurisë alarmohen të gjithë ata që janë të korruptuar!
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Serbinë, këtë vit do të përfshijnë, pakënaqësitë shoqërore ndaj qeverisjes serbe, e që do të eskalojnë me trazira sociale dhe deri në mundësinë e luftës civile. Qytetarët serb, do të shprehin pakënaqësinë e tyre, me mënyrën e qeverisjes serbe ndaj politikave ndërkombëtare dhe asaj të brendshme në Serbi, lëvizje kjo e cila duhet të sjell ndryshime rrëzimin e qeverisë dhe regjimit të instaluar kriminalist nga Aleksandër Vuçiq.
-Ka shumë gjasa, që Serbia, të përfshihet edhe në përplasje për shuarjen e zgjimit etnikë, përmes lëvizjes për të drejtat e pakicave kombëtare, në Vojvodinë,në Sanxhak, dhe Luginën e Preshevës,Bujanovcit,dhe Medvegjë, (LPBM).
Kulmi i pakënaqësisë serbe, do të shpërthej me lëvizjen kundër qeverisjes së Vuçiqit, e që do të përfundojnë me përplasje, mes pozitës dhe lëvizjes qytetare, për ndërrimin e qeverisjes në përpjekje të formimit të një qeverie të përkohshme kombëtare.
Qeveria serbe , problemet e brendshme do të mundohet ti largoj me shtyrjen e serbëve të Kosovës, për të kundërshtuar rendin kushtetues të Kosovës, por ky do të jetë një projekt i dështuar. Muajit e këtij viti për Serbinë do të përcillen me turbulenca, trazira deri te përplasjet civile.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".