Lexoni edhe:
Detaje për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove te rruga e Kosovarëve
Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci
Vetë krye shefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj ka pranuar se në vitin e kaluar është shënuar numër rekord i arrestimeve dhe suspendimeve të policëve të Kosovës. Të njëjtit janë hetuar dhe është marrë masa për vepra penale korruptive. Vetëm gjatë vitit 2022 janë arrestuar mbi 100 policë, janë proceduar mbi 100 kallëzime penale dhe janë suspenduar 156 prej tyre.
Detaje për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove te rruga e KosovarëveLexoni edhe:
Fshesa e pastrimit në radhët e Policisë së Kosovës nuk mund të ndodhë edhe për një kohë, pa u votuar dhe pa hyrë në fuqi zyrtarisht Ligji i Vettingut. Vetëm kur të votohet dhe aprovohet zyrtarisht Ligji i Vettingut të shpallet dhe fillon të zbatohet, atëherë mund të themi dhe presim që lirishtë të fillohet pa kurrfarë frike hetimi i policëve të Kosovës dhe pastrimi brenda stacioneve të Policisë së Kosovës, duke i larguar dhe arrestuar të gjithë policët e korruptuar dhe të cilët e kanë shkelur ligjin.
Nëse fillohet me suspendimin e këtyre policëve në fazën e tanishme, duke u bërë edhe arrestimi i tyre pa u votuar Ligji i Vettingut, këta do të lirohen pastaj nga burgu pa e filluar akoma burgimin, siç po ndodhë gjithmonë në rastet e deritashme .
Prokuroria Speciale e Kosovës duhet t'ia filloje brenda PSRK-s pastrimin, nga prokurorët e dështuar e të korruptuar, që kanë krijuar lidhje me krimin e organizuar. Kështu duhet të fillohet tani e të mos vonohet edhe KGJK-ja me pastrimin e gjykatave nga gjyqtarët e shantazhuar e korruptuar, e vetëm pastaj të vazhdohet tek Policia e Kosovës, sepse në prioritet duhet të vendosen që të hetohen prokurorët e sotëm dhe gjyqtarët që janë të lidhur ngushtë me Policët e korruptuar, sa që këta të fundit do të shpallen edhe të pafajshëm. Pra domosdoshmërisht duhet të futet me prioritet “fshesa e pastrimit, përveç sistemit të drejtësisë, edhe në atë të sigurisë, në radhët e policisë së Kosovës, strukturë kjo që thellësisht është duke devijuar tre vitet e fundit dhe duke rrezikuar që të bëhet pjesë e rrezikshme e krimit të organizuar, sepse tani më nuk është sekret fakti i përfshirjes së numrit të madh të policëve në veprime të pa ligjshme, duke shënuar rekord për nga numri i atyre që janë arrestuar, dhe atyre të suspenduar. Vetë krye shefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj ka pranuar se në vitin e kaluar është shënuar numër rekord i arrestimeve dhe suspendimeve të policëve të Kosovës. Të njëjtit janë hetuar dhe është marrë masa për vepra penale korruptive. Vetëm gjatë vitit 2022 janë arrestuar mbi 100 policë, janë proceduar mbi 100 kallëzime penale dhe janë suspenduar 156 prej tyre. Pra tash mjaftojnë këto të dhëna shqetësues, për ta arsyetuar një element që deri tash ka munguar, për ta krijuar bazën më të ashpër ligjore dhe sipas kritereve të Vettingut të fillohet më një fushatë gjithëpërfshirëse që përveç prokurorisë dhe gjyqësorit, sistemi të drejtësisë, të pastrohen me Vetting edhe organet e sigurisë policia e Kosovës, të gjitha hallkat ndërtuara për luftimin dhe parandalimin e krimit, duke u futur edhe në verifikimin e përshtatshmërisë të personelit në radhët e AKI-së.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".