Lexoni edhe:
Me regjimin e Aleksandër Vuçiqit nuk mund të ketë marrëveshje pa dhënë përgjegjësi për gjenocid dhe krime
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Teoria ideo politike e shtetit të madh serb është krijuar shumë herët, por ka marre dimensionin e vetë, kryesisht në kohën e Milloshevicit. Ai pati deklaruar: "Aty ku jeton një serb në Jugosllavi është Serbi". Me këtë ide u zhvillua lufta në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë. Po me këtë ideologji u veprua edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Tash, kjo "botë serbe" nëpërmjet " luftës për kryq", ka të njëjtin qëllim, atë të realizimit të shtetit të madh serb në Ballkan.
-Lufta për kryq është duke u zhvilluar tash e 20 vjet pas luftës së fundit në Kosovë nga kisha serbe. Në çdo liturgji nga priftërinjtë serb dëgjohen: Kosova është nëna e shtetit serb" apo " Nuk mund të lëshohet në duar të shqiptarëve kisha e Car Dushanit" ose "Kosova është djepi serb" apo "Në Kosovë është trashëgimia kishtare serbe" etj. Ideologjia e tillë udhëhiqet nga një qendër serbe. Ajo gjendet në Beograd dhe përkrahet fortë dhe ashpër nga Rusia dhe Kina.
Po me këtë ideologji, krimineli Dodik po vepron në Bosnje e Hercegovinë. Mbi bazën e tillë u organizuan demonstrata në Mal të Zi. Në Kosovë veprohet me armë, me krim të organizuar, me kishë dhe me bllokime të rrugëve e të qyteteve. Kudo po del lufta për " kryq" në luftë për shtetin e madh serb. Ideologjia e tillë me qëllim ka kaluar tërësisht te feja. Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, veprimet politike të shtetit serb, kuptohet ndaj shteteve tjera, si dhe armatimi i madh dhe i gjithanshëm i Serbisë, përbënë rrezik permanent për luftë të re në Ballkan. Serbia e dinë se me " luftën për kryq" nuk realizohet ideja e vjetër serbe për shtetin e madh serb. Mirëpo, kjo po iu shërben për të ngritur racizmin nacional fashist serb ndaj popujve tjerë të Ballkanit. Kështu është ngritur urrejtja serbe ndaj shqiptarëve, kroatëve bosanëve e të tjerëve.
Deri edhe urrejtja ndaj malazezëve. Jashtë kanë mbetur sllavo maqedonët, të cilët nga Serbia konsiderohen të shtetit të tyre. Ideja " ku është një serb - është Serbi" e Milloshevicit ka zënë vend te pasardhësit e tij, te kriminelët Vuçiq e Daçiq, sikundër edhe te kisha serbe në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Për atë është lansuar ideja e " botës serbe". Kjo nuk është asgjë tjetër, përveç ideja e kamotshme: " Ku është një serb është Serbi". Realizimi i kësaj ideologjie serbe nuk bëhet lehtë. Nuk realizohet me "luftën për kryq".
Ajo bëhet me bashkëveprim të "luftës për kryq" me luftën e armatosur. Për këtë po armatoset shteti serb me armë nga Rusia dhe Kina. Ato nuk blihen a dhurohen për shtetin serb për zogj, por për luftë kundër shqiptarëve dhe bosanëve, mundet edhe kundër malazezëve e kroatëve. Këtu është qëllimi i klikës raciste serbe. Tehu i parë i konfrontimit është Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, por priten ç'rregullime edhe në Malin e Zi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".