Bashkësia e Komunave Serbe është hapi i dytë i krijimit të territorit autonom politik serb në Kosovë
Gani Asllani
Shkruan: Gani Asllani
Këmbëngulja e Beogradit që në çdo takim ndërkombëtare të kërkoj me çdo kusht krijimin e Bashkëssë së Komunave Serbe në Kosovë ka një prapavijë djallzore nga mbrapa, e ajo është krijimin e një territori politik të pranuar nderkombëtarisht me shumicë absolute serbe në Kosovë.
Ky territor që përflitet si "shpëtimtar I serbëve të Kosovës " do të ket kryeqytetin e vet, Kuvendin e vet dhe administratën që do të veproj për ta zbatuar statusin e bashkësisë.
Pasi Serbia ka arritur qellimin e parë, krijimin e 10 katundeve serbe në komuna, mes tyre edhe ndarjen e Mitrovicës, tani qellimi është këputja e 24% të territorit të Kosovës dhe krijimi i një pushteti politik autonom serb në Kosovë. Ky organizëm politik që më shum do të bashkepunonte me Serbinë, Rusinë e Belarusian se sa me Kosovën është pikënisja për të kërkuar së pari autonomi teritoriale e më vonë edhe shkëputje nga Kosova. Dhe për të konfirmuar këtë duhet lexuar përgjigjen e Nebojsha Çoviç-it shef i zyrës kordinuese për Luginën e Preshevës në Prill të vitit 2001 kur po diskutohej për zgjidhjen e problemit atje. Zyrtarë të OSBE-së në Beograd propozuan krijimin e një qarku (siç Ii ka Serbia qarqet e veta) ku Presheva, Bujanoci e Metvegja do të hynin së bashku dhe ku të gjitha kompetencat që Serbia ua jep qarqeve të veta ti njiheshin edhe këti qarku.
I prerë, këmbëngulës dhe absolutisht kundër ishte shprehur Çoviqi duke thënë: " qarku as që vjen në shprehje sepse nënkupton territor kushtetues, juridik e politik...ua kemi dhënë një her ( me 1946 Kosovës iu dha statusi i qarkut mbrenda Serbisë në federaten jugosllave) e nga qarku u shëndrrua në autonomi në 1974 e tash ata duan pamvarësi".
Të mos e harrojmë se me gjth qenjen e tyre Serbia sa të ekzistoj do të luftoj ta shkëpus Bashkësinë e Komunave Serbe nga Kosova, prandaj dhe angazhimi i shetit të Kosovës duhet të jet decentralzim detyrimesh politike dhe ekonomike drejt komunave në mynyrë që të neutralizohet kërkesa për bashkim të Komunave Serbe.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".