
Lexoni edhe:
Gjenocid dhe politika hegjemoniste në Kosovë
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Shteti demokratik dhe plural nuk mund te kuptohet pa kuvend funksional. Kuvendi eshte organi qe ka pushtet te gjere. Ai ka pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesor. Te tri pushtetet vendosen dhe kontrollohen nga kuvendi. Pushteti kryesor dhe baze per funksiokim te pushtetit eshte ai legjislativ. Mungesa e ligjeve i jepe mundesi pushtetit ekzekutiv dhe gjyqesor te funksionojne te pakontroluar dhe jashte ligjor. Kete nuk duhet lejuar! Puna e Kuvendit te Kosoves qe perkufizohet me ligje, pa analiza dhe qendrime tjera, tregon mosaktivitet, udheheqje te dobet dhe mashtrim te masave.
E gjithe kjo shkon ne dem te Republikes. Puna e Kuvendit te Kosoves, del nga raporti i Kuvendit. Puna mbeshtetet kryesisht per vitin 2022 ne 100 ligje te aprovuara dhe ne 50 projektligje qe gjinden ne procedure parlamentare. Kjo gjendje eshte e mjere. Kuvendi nuk analizoi dhe nuk dha asnje mendim a qendrim per gjendjen ekonomike e sociale ne vend, sikunder as per shendetesi, arsim e fushat tjera. Ne Kuvendin e Kosoves nuk u analizua gjendja e sigurise.
Gjenocid dhe politika hegjemoniste në Kosovë Lexoni edhe:
Veriu i Kosoves ishte para shperthimit dhe k pushtuar nga bandat qetnike serve dhe ato te "Vrangelit", ndersa Kuvendi heshti. Nuk u dha as ndonje rekomandim per dialog me shtetin serb. U la cdo gje ne pushtet ekzekutiv. Kjo forme e punes nuk eshte ligjore. Kuvendi e humbi pushtetin legjislativ, ate ekzekutiv dhe gjyqesor. Pushtetet e percaktuara me Kushtetute mbeten vetem ne leter. Tere puna kaloje ne ekzekutiv, tek Kryeministri i Republikes, z.Kurti. Kjo eshte autoritarizem. Kuvendit i mbeti pushteti ne leter.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".