Deputetët duhet ta dëgjojnë "zërin" e qytetarisë e jo të partisë!

Deputetët duhet ta dëgjojnë
Deputetët duhet ta dëgjojnë

Fadil Maloku

  • 18 January 2023 - 18:19

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

 

(Apel; Votone projektligjinin për tërheqjen 30%shit nga Trusti dhe dëshmojeni kështu me votën Tuaj lojalitetin ndaj qytetarisë!)

Janë shumë arsye që mendoj se shkojnë në favor të kësaj kërkese që tashmë sa mbaj në mend është edhe kërkese publike e nënshkruar dhe e protokolluar nga qindra qytetarë të Kosovës;

Argumenti i parë dhe më i fuqishmi është se; gjitha ato mjete (ani pse i kontrollojnë dhe i menaxhojnë institucionet e Kosovës) të konservuara nga të ardhurat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, janë mjete dhe djersë që janë akumuluar me ligjet dhe institucionet kosovare. Dhe si të tilla, kujtoj që askush s'e ka të rezervuar të drejtën (juridike, e aq më pak morale) t'i privoj qytetarët nga (mos)tërheqja e këtyre parave nga llogaritë e tyre;

Argumenti i dytë, janë rrethanat sociale në të cilat po jetojmë si shoqëri, po edhe si shtetësi që përveç problemeve të natyrës ekonomike (papunësia e madhe) dhe atyre sociale (varfëri ekstreme, ku gati një e katërta e popullsisë së gjithëmbarshme, ka probleme ekzistenciale), jemi të ngërthyer edhe me problemet politike, ku Serbia ka dy dekada qe nuk është duke na lënë të ecim rrugëtimit tonë të shtendërtimit dhe përparimit në ndërtimin e demokracisë;

Argumenti i tretë, janë kërkesa e qytetarëve të Kosovës, të cilët brenda një kohe të shkurtër kanë deponuar 21 mijë e 393 nënshkrime (!) dhe kanë rikthyer projektligjin për Trustin. Shenjë kjo që dëshmon si statusin social, ashtu edhe “deregjen” e tyre aspak të volitshme socioekonomike. Deputetët që vetën e projektojnë edhe për një mandat në Parlamentin e Kosovës, duhet ta bëjnë një kalkulim të thjesht; Si do i sigurojnë votat qytetare, nëse nuk e votojnë shqetësimin e qindra mijëra nënshkruesve të peticionit për tërheqjen e 30-ishit?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".