Kosova në vitin e liberalizimit të vizave do të përjeton momente të rrezikshme të ballafaqimit me trendin e zbrazjes

Kosova në vitin e liberalizimit të vizave do të përjeton momente të rrezikshme të ballafaqimit me trendin e zbrazjes
Kosova në vitin e liberalizimit të vizave do të përjeton momente të rrezikshme të ballafaqimit me trendin e zbrazjes

Gani Qarri

  • 19 January 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Zbrazja masive e Kosovës nga të rinjtë e saj, sidomos duke filluar nga dekada e dytë e pasçlirimit të vendit, përfshi të gjitha shtresat dhe nivelet e popullsisë, është treguesi më i dhembshëm dhe serioz, se diçka vërtetë me ne, nuk është në rregull, madje jo vetëm me partitë e inkriminuara politike të cilat për mese 23 vite, e kanë vjedhur dhe varfëruar në maksimum këtë vend, por edhe me qenien tonë kombëtare dhe popullatën që njerëzit e tillë, po i voton në të gjitha zgjedhjet!

-Përçarja e thellë e skenës politike dhe mungesa e theksuar e unitetit politik, edhe për ideimin e projekteve zhvillimore me interes strategjik të mirëqenies dhe punësimit të fuqisë së re punëtore, po ndikon veçanërisht shumë keq, në shfaqjen e rrezikut potencial të zbrazjes së vendit në fund të këtij viti dhe fillim vitin e ardhshëm, pasi që Kosova, pritet të lirohet nga barriera e lirisë së lëvizjes dhe fillon zbatimi i liberalizimit të vizave edhe për qytetarët e saj. Kjo dëshmon se lënia e shtetit në duart e bandave të inkriminuara partiake, po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për të ardhmen e qytetarëve dhe të vet Republikës së Kosovës.

Prandaj, nuk duhet harruar asnjëherë, se marrja e pushtetit nga partitë e dështuara politike dhe ikja e të rinjve në perëndim nuk e ndihmon të ardhmen tonë, përkundrazi forcon pozicionet e partive dhe grupeve të inkriminuara, në terrenin e kontaminuar politik të Kosovës. Për aq më tepër, partitë aktuale politike, pa dallim, duket se pothuajse asnjëra prej tyre nuk e kanë prioritet mbajtjen e rinisë në vend, forcimin e shtetit as mirëqenien e qytetarëve, por vetëm marrjen e pushtetit, për të qenë sa më afër ‘Arkës së Shtetit’, për vjedhur dhe plaçkitur gjithçka që munden dhe arrijnë nga buxheti edhe ashtu i vogël, i shtetit, dhe përvetësimin e kundërligjshëm të pasurisë së përbashkët, të tatimpaguesve të (varfër) por të ndershëm të cilët kanë paguar rregullisht, për mbarëvajtjen e këtij shteti.

Parti dhe oligarkë të inkriminuar të lidhur me mafien politike që për dy dekada me radhë, mjerisht këtë vend, vetëm sa e kanë dëmtuar me të gjitha format dhe mënyrat, pa i ndihmuar asnjëherë, madje edhe duke e penguar për tu zhvilluar, të njohur si të fortët e pushtetit dhe mbështetësit e tyre, të cilëve, nuk kanë guxuar kurrë, t’u ofrohen, jo vetëm tatim-kërkuesit, por edhe vet zyrtarët shtetërorë të Agjensionit Antikorrupsion, as për mosdeklarim të pasurive të kundërligjshme!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".