Lexoni edhe:
Është dëshmuar dhe është provuar, Serbia e njeh vetëm forcën dhe jo dialogun politik e diplomatik
Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava
Fatmirësisht tani koj kohë po ofrohet dhe së shpejti do të fillohet spastrimi i këtyre institucioneve, edhe që për një spastrim të tillë duhet një kohë e tërë deri sa të kryhet kjo iniciativë e spastrimit dhe jetësimi i sajë, dhe tani ditë e për ditë po i ngushtohet ngadalë, me shumë vonesë, por megjithatë sigurt, fusha e manovrimit në sistemin e drejtësisë rrjetit të madh të organizuar të nëntokës së krimit, pasi që me shumë vështirësim ne shumë pengesa sabotime e kundërshtime nga opozita, po pastrohet rruga e afrimit të Vettingut.
-Situata në drejtësi, e cila që nga pas lufta e deri tani, është kriminalizuar së tepërmi dhe jo rastësisht tani gjendemi në këtë situatë tepër të izoluar si shtet, edhe qe një kohë të gjatë qeveria e jonë po angazhohet që ta bëjnë një zgjedhje të pastrimit të këtyre institucioneve, prandaj sipas analizave, konstatimi ishte që me ligjin e Vettingut mund të spastrohen institucionet juridike të shtetit tonë.
Fatmirësisht tani koj kohë po ofrohet dhe së shpejti do të fillohet spastrimi i këtyre institucioneve, edhe që për një spastrim të tillë duhet një kohë e tërë deri sa të kryhet kjo iniciativë e spastrimit dhe jetësimi i sajë, dhe tani ditë e për ditë po i ngushtohet ngadalë, me shumë vonesë, por megjithatë sigurt, fusha e manovrimit në sistemin e drejtësisë rrjetit të madh të organizuar të nëntokës së krimit, pasi që me shumë vështirësim ne shumë pengesa sabotime e kundërshtime nga opozita, po pastrohet rruga e afrimit të Vettingut.
Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu ka njoftuar se në këtë fundjavë, pra ditën e premte e ka mbajtur takimin e parë me grupin punues për hartimin dhe finalizimin e pakos së ligjeve që ndërlidhen në procesin Vetting. “Pas procedimit në Kuvend të amendamenteve kushtetuese për Vettingun, sot mbajtëm takimin e parë të Grupit për hartimin dhe finalizimin e projektligjeve për realizimin e procesit të Vettingut në Sistemin e Drejtësisë si dhe ofrimin e mbështetjes për Komisionin Ad Hoc të Kuvendit për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar”, ka njoftuar ministrja e drejtësisë Haxhiu.
Ajo po ashtu ka thënë se nga ana e kabinetit të saj dhe kabinetit qeveritar, është zotuar për të ofruar gjithë mbështetjen për grupin punues, duke u bazuar rëndësinë e këtij procesi për qytetarët dhe shtetin. Tani më të gjitha pengesat dhe dilemat që kanë qenë të shfaqura janë tejkaluar pasi që amendamentet kushtetuese për Vettingun janë të harmonizuara me rekomandimet e Venecias dhe janë të gatshme për procedim në Gjykatën Kushtetuese.
Qytetaret e Kosovës tani ma padurim po e presin jetësimin e këtij ligji, pra ligjit të Vettingut, sepse ky ligj është ajo shpresa e fundit, se me spastrimin e këtyre institucioneve të drejtësisë, edhe shtetit tonë do ti hapen dyert drejt shteteve të BE, prandaj edhe qytetarët e vendit tonë pritet që do të kenë lëvizje të lirshme drejt shteteve të BE-së, dhe në një mënyrë do të jenë të barabartë me shtetasit tjerë të shteteve të BE.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".