Lexoni edhe:
Ligji Vetting po vjen me hap të shpejtuar për pastrimin e sistemit të drejtësisë të korruptuar, krejtësisht në shërbim të krimit të organizuar
Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi
Kosova pa marrë parasysh presionet të cilat po i bëhen dhe ato shumë të padrejta, nuk guxon të lëshon pe, kur vjen në pyetje mbrojtja e sovranitetit
dhe integritetit të vendit .Në njërën anë pranohet pavarësia , kurse në anën tjetër kërkohet diçka që është diametralisht e kundërta, siç është formimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Disa pika të planit franko-gjerman të cilat kanë rrjedhë në opinionin publik , nuk janë duket test final. Sipas disa mendimeve nëse teksti mbetet siç është, atëherë nuk është e sigurt inkuadrimi i Kosovës në OKB.
-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi , se fundi ka deklaruar se Serbia, nuk do të bëhet pengesë e inkuadrimit të Kosovës në organizma ndërkombëtar, dhe as nuk ka mundësi më penguar atë që të bëhet pjesë e NATO-së. Ne do të bëjmë përpjekje që të sigurojmë qetësi afatgjate në rajon. Këto janë rrenat më të reja të Vuçiqit, së Serbia kurrë nuk e ka mbajt fjalën dhe nuk i ka respektuar 33 marrëveshjet e deritashme . Ai e dëshiron para së gjithash formimin e Asociacionit të komunave serbe, jo të formës jo qeveritare por duke u bazuar në parimet e nënshkruara të vitit 2015 .
Duket së Vuçiqi është duke u bazuar në vendosmërinë e BE-së, por edhe në disa deklarime të fundit të Eskobarit lidhur më këtë temë, së Asociacioni duhet sipas tij të ndodhë. Krejt kjo gjurullti politike në Serbi , së a duhet pranuar plani i paqes franko-gjerman , po bëhet për ta zbatuar në jetë marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015. Edhe paralajmërimi i tij për dorëheqje e ka të njëjtë kauzë, së gjoja pas tij, do të kemi dikë edhe më të zorshëm për bisedime. Këto janë demagogjitë e vjetra dhe te reja serbe. Kosova pa marrë parasysh presionet të cilat po i bëhen dhe ato shumë të padrejta, nuk guxon të lëshon pe, kur vjen në pyetje mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit .
Format e socializimit të ndërmarrjes dhe shteti Lexoni edhe:
Në njërën anë pranohet pavarësia , kurse në anën tjetër kërkohet diçka që është diametralisht e kundërta, siç është formimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Disa pika të planit franko-gjerman të cilat kanë rrjedhë në opinionin publik , nuk janë duket test final. Sipas disa mendimeve nëse teksti mbetet siç është, atëherë nuk është e sigurt inkuadrimi i Kosovës në OKB. Këtu do të dalin pengesë pesë shtetet e BE-së, të cilat nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Sipas disave edhe nëse Serbia pranon inkuadrim në OKB të Kosovës, nuk do të jetë shumë e vlefshme kjo, së paraprakisht Kosova
duhet të siguron vendin në UNICEF. Kjo edhe mund te jetë strategji e planit franko-gjerman. Vuçiqi ka thënë së nuk do të pranon që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së siç figuron në njërën nga pikat e planit. Të shohim çfarë do të sjellin
zhvillimet politike ditëve në vazhdim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".