Ligji Vetting po vjen me hap të shpejtuar për pastrimin e sistemit të drejtësisë të korruptuar, krejtësisht në shërbim të krimit të organizuar

Ligji Vetting po vjen me hap të shpejtuar për pastrimin e sistemit të drejtësisë të korruptuar, krejtësisht në shërbim të krimit të organizuar
Ligji Vetting po vjen me hap të shpejtuar për pastrimin e sistemit të drejtësisë të korruptuar, krejtësisht në shërbim të krimit të organizuar

Dardan Grapci

  • 27 January 2023 - 15:24

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci 

Më në fund po vjen një lajm i mirë nga angazhimi i gjatë i Qeverisë Kurti për pastrimin dhe reformimin e sistemit të drejtësisë. Ministrja Albulena Haxhiu më në fund e ka realizuar atë  çka një kohë të gjatë  e ka premtuar si dikaster ministror dhe vetë  Kryeministri Kurti si shef i kabinetit nga fillimi i mandatit, por edhe si parti politike gjatë fushatave zgjedhore në vitin 2021 Ligji Vetin po bëhet realitet dhe shumë shpejtë do të futet në zbatim, do të shohim kokat e para kriminale që do ti godet.



Me hartimin dhe finalizimin e Vettingut, qytetarët nuk kanë me nevoje për çka të brengosen, për padrejtësitë që mundë të ju bëhen nga institucionet e drejtësisë të cilat deri më tash po ja bënin avokatinë krimit. Tani është një hap më afër zbatimit të ligjit, që ka   mbetur  hapi i fundit i cili është procedimi dhe votimi në Kuvend, ku duhet të votohet së paku nga 2/3 e deputetëve.
Sipas të gjitha gjasave, një pjesë e opozitës edhe mund të ndodhë që te rezistoj e të mos e votoj, duke e ditur që ata janë të lidhur ngushtë me grupet kriminale. Ligji antikrim gjatë zbatimit nuk do të lejo të ketë dallim e diskriminim, apo amnistim. Pozitë dhe opozite do të jenë nën llupen e Ligjit dhe hetuesisë, sepse menjëherë posa   të hyjë në fuqi Vettingu, hetimet do fillojnë  në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë, dhe në lidhjen e tyre vertikale me të gjitha dikasteret institucionale, në secilin nivel të gjyqësorit, nga zyra e presidencës, qeverisë  e deri tek kryetarët dhe ish- Kryetaret e komunave në Kosovë.

Është një lajm inkurajues që e rritë akoma më shumë besimin në ligjin Vetting, kur merret vesh se edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias janë pranuar nga pala Kosovare tani më mbetet vetëm ana formale që këto të pranohen dhe  konfirmohen nga Gjykata Kushtetuese, duke e ditur qe edhe në mesin e atyre gjyqtarëve të kushtetueses ka të dyshuar që mundë të dalin të korruptuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".