Lexoni edhe:
Kosova duhet t'i ofroj minimalisht tri opsione, se si me ia 'lidhë kryet' Asociacionit
Shkruan: ANALISTI- Naim Miftari
Afera e madhe në FBI-në amerikane ku janë të implikuar Edi Rama ,Baton Haxhiu dhe njerëzit e Vlladimir Putinit, nuk është befasi. Le të kthehemi pak dhe analizojmë, nuk ishte kot miqësia befasuese Edi Ramës me Aleksader Vuçiçin,Sergej Lavrovin, pastaj takimi i aranzhuar i Hashim Thaçit me Vlladimir Putinin, që solli si rezultat tentimin për ta ndarë Kosovën me Serbinë përmes marrëveshjes së fshehtë të grupit të madh të politikanëve kosovar, dhe presidentit serb. At bënin pjesë Aleksandër Vuçiqi, Hashim Thaçi, Edi Rama, Isa Mustafa, Behxhet Pacolli dhe Baton Haxhiu. Të gjithë këta deklaroheshin për miqësi me Amerikën por me lidhje serbe si ajo e Grenellit, Bolltonit e Pallmerit.
-Edhe ky rast nuk është rastësi siç nuk është befasi edhe futja e Sali Berishes, liderit të opozitës së Shqipërisë në listën e zezë Amerikane. Të gjitha këto janë të lidhura ndër veti sepse Serbia donte kontrollin e Kosovës ose ndarjen e Saj. Edi Rama,Hashim Thaçi,Isa Mustafa,Baton Haxhiu e Bexhet Pacolli angazhoheshin për eliminimin politik të konkurrentëve, kundërshtarëve të tyre politik, sidomos të Albin Kurtin, Salih Berishës e Zejadin Seles. Kërkonin edhe para dhe mbetjen në pushtet ,ndërsa Rusia kërkon të trajtohet si super fuqi botërore edhe pse nuk është e tillë, çka po e tregon çdo ditë edhe lufta në Ukrainë,ndërsa ,,Miqtë " tanë Amerikan si Greneli,Pallmeri,Boltoni, janë korruptuar për para dhe për miqësinë që e kanë bërë me shtetin Serb që gjatë tërë historisë, si në kohën e Nikolla Pashiqit, që ika korruptuar ambasadorët e huaj për ta mbyllur gojën për masakrat që i bënte Serbia kundër Shqiptarëve, që nga ndjekja e vrasja e qindra mijëra muhagjirëve nga Toplica dhe nga Nishi e Vranja.
Kosova duhet t'i ofroj minimalisht tri opsione, se si me ia 'lidhë kryet' AsociacionitLexoni edhe:
Tani kur mundet një oligark Rus dhe Edi Rama kryetar i një shteti të varfër e të korruptuar me i korruptuar zyrtarin kryesor kundër zbulimit të FBI- is Amerikane për 230.000 mijë dollar paramendo nëse Serbia për shembull përmes nipit të Nikola Pashiqit ambasadorit Serb në Uashington DS përmes Marko Gjuriçit arrin ose veç ndoshta ka arrit ti korrupton me nga 10 milion dollar si Pablon Eskobarin, Kristofer Hillin, Miroslav Lajçakun, Borellin, Ashtonin, Mogerinin, Fylen... e shumë e shumë njerëz tjetër që vendosin për Kosovën mos harrojmë ish ambasadorin Kristofer Dellin i cili sigurt ishte korruptuar nga pushteti i Hashim Thaçit përmes firmave Turke që mbartin vetëm emra Amerikan në shtrimin e rrugëve ku shteti i Kosovës pagojë dyfish e trefish miliarda dollar më shumë se do shtet tjetër në botë, prandaj Delli edhe shumë ambasador tjetër luante dhe disa luajnë rolin e edhe si të Avokatit te krimit e korrupsionit në Kosovë.
Afera është shumë ma e madhe dhe nuk kemi vetëm një aferë por kem qindra afera tjera të lidhura ndër veti, prandaj Kosova duhet të mos bazohet në askënd dhe as mos ti besoj premtimeve të tilla të askujt pos kërkoj sot drejtësi dhe argumentim. Rrëzimi i qeveris legjitime të Albin Kurtit nga Rikard Grenelli (sot emisar i Beogradit) në bashkëveprim me ish pushtetarët PDK,LDK,AAK,Lista serbe,AKR dhe sot ndryshimi i qëndrimeve të disa emisarëve Amerikan e Evropian disa e përkrahin , (Open Ballkani Serbin e madhe) karshi Kosovës dhe ledhatimi i Serbisë fashiste karshi shtetit ton dhe presioni që po ja bëjnë Kosovës po kundërmojnë në Korrupsion ku shkelet interesi nacional i Shqiptarëve dhe i Kosovës.! Dhe mos ta harrojmë se në këtë mesin ton e kemi edhe prezencën e markerit të korrupsionit në nivele botërore si Xhorxh Sarosin e Bexhet Pacollin !
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".