Lexoni edhe:
Na duhet një front uniteti, si kurrë në parë!
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Kjo është pika e fundit e tolerancës, prej nga qytetarët e Shqipërisë duhet të ngritën dhe të mos lejojnë më, që shteti i tyre, të drejtohet nga figura të tilla mafioze, e kaq thellë të inkriminuara politike, tanimë edhe në përmasa ndërkombëtare. Ish shefi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork Charles McGonigal, merrte lekët e shërbimit sekret rus, përmes bashkëpunëtorëve të Ramës në Shqipëri dhe ishte i lidhur ngushtë me Edi Ramën, me njeriun që edhe pas arrestimit të kuislingut Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale në Hagë, jo vetëm përkrah, por bashkë me disa eksponentë të përdalë të PDK-së, mbanë gjallë idenë renegate, për ndarjen e Kosovës.
-Pikërisht këto ditë, në SHBA, sapo është arrestuar, ish zyrtari i FBI-së dhe miku i Edvin Kristaq Ramës, Charles MsGonigal, për shkak të dyshimit se përmes bashkëpunëtorëve të Qeverisë Rama, si A.N. ka marrë mbi 225 mijë dollarë nga agjentë të shërbimit të fshehtë të Rusisë dhe është duke u hetuar edhe për 4 takimet që kishte me vet Edvin Kristaq Ramën e bashkëpunëtorët e tij. Edvin Kristaq Rama, siç dëshmohet nga aktakuza, kishte arritur ta korruptonte Charles McGonigal përmes levave të tij, Dorian Duçkës dhe Agron Nezës duke e përdorur atë edhe për interesat e tij meskine në Shqipëri, që nga etiketimi i kundërshtarëve politik dhe sulmet ndaj opozitës, e deri te hetimet mbi komplote për vrasje politikanësh në Shqipëri.
Na duhet një front uniteti, si kurrë në parë!Lexoni edhe:
Kjo është pika e fundit e tolerancës, prej nga qytetarët e Shqipërisë duhet të ngritën dhe të mos lejojnë më, që shteti i tyre, të drejtohet nga figura të tilla mafioze, e kaq thellë të inkriminuara politike, tanimë edhe në përmasa ndërkombëtare. Ish shefi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork Charles McGonigal, merrte lekët e shërbimit sekret rus, përmes bashkëpunëtorëve të Ramës në Shqipëri dhe ishte i lidhur ngushtë me Edi Ramën, me njeriun që edhe pas arrestimit të kuislingut Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale në Hagë, jo vetëm përkrah, por bashkë me disa eksponentë të përdalë të PDK-së, mbanë gjallë idenë renegate, për ndarjen e Kosovës.
Sipas informatave të publikuara nga mediat në Tiranë, arrestimi i ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, Charles McGonigal, ka shkaktuar rrëmujë jo vetëm në SHBA, por edhe në Qeverinë mafioze të Edvin Kristaq Ramës në Shqipëri, për faktin se në hetimet e zhvilluara kundër ish shefit të korruptuar të FBI, 14 raste të dyshimta e lidhin atë me Shqipërinë, kurse në argumentin e19-të, thuhet se zyrtari i arrestuar i FBI-së, pagesën e shumës prej 225 mijë dollarësh të agjencisë së inteligjencës së Rusisë, ka marrë nga A.N. një bashkëpunëtorë i qeverisë Rama.
Prandaj zbulimi i skandalit më të ri, i lidhjes së Edi Ramës me aferat ruse në SHBA dhe rrjetet e spiunazhit rus në Shqipëri, është edhe një tjetër arsye fuqishme, që inteligjenca e shëndosh shqiptare dhe partitë e pa komprometuara politike, përfundimisht ti bashkojnë forcat për ta përmbysur regjimin e inkriminuar të Edvin Kristaq Ramës. Regjim ky i cili në pushtet dhe vet shtetin e Shqipërisë është sistemuar përmes nëntokës së krimit të organizuar, dhe rrjeteve të rrezikshme kriminale të cilat, ka kohë që i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe janë shtrirë e po bëhen rrjet lider gjithandej shteteve, jo vetëm në Evropë, por dominon trafiqet e drogës dhe format e tjera të pista të krimit të organizuar edhe në botë.
A jetojmë realisht në një shtet kushtetues demokratik Lexoni edhe:
Vet kryeministri Edvin Kristaq Rama, është ndër njerëzit që përmenden më së shpeshti në dosjen e hetuesve amerikane lidhur me agjentin McGonigal, i cili dyshohet se ka orkestruar korruptimin e McGonigal edhe për interesa të veta në Shqipëri. Kurse ajo që me këtë rast shokon Shqipërinë dhe shqiptarët, është fakti se në përmbajtjen e padisë së publikuar në Uashington Post, kryeministri Rama është pjesë e një dosje përvëluese hetimore në SHBA, i cili akuzohet se ka korruptuar këtë zyrtar të lartë të FBI-së.
Ishte dita e hënë, kur skandali në fjalë shpërtheu si bombë në të dy anët e Atlantikut, me një aktakuzë të ngritur kundër mikut personal të Edi Ramës, Charles McGonigal, për marrje ryshfeti dhe bashkëpunim me rusët, i cili përveçse ka ndihmuar oligarkun e famshëm rus dhe krahun e djathtë të Putinit, Oleg Deripaskën, Charles McGonigal është korruptuar edhe nga një 'rus' tjetër, përmes kryeministrit Edi Rama, që ka pranuar publikisht se ka miqësi personale me agjentin e Moskës brenda FBI. Pra aq i madh është ky skandal, sa që nga disa ka filluar të krahasohet McGonigal me një agjent të dyfishtë të arrestuar dekada më parë, që për pak, sa nuk rrënoi plotësisht FBI-në me informacionet që u jepte rusëve,kurse për ironi, pikërisht Charles McGonigal kishte hetuar dikur, lidhjet e spekuluara mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe rusëve.
Shqipëria tanimë po bëhet vendi i parë evropian me akuza të tre lidershipave politik, e në një vend normal e me aktakuza kaq të rënda, si këto kundër kryeministrit Edvin Rama, automatikisht do ta shkarkonte atë dhe rrëzonte qeverinë e tij. Vetëm në Shqipëri, ku nuk ka Prokurori, as Gjyqësi të mirëfilltë (por vetëm mafi që ka kap shtetin dhe pushtetin), e madje as qytetari të emancipuar politikisht, një njeri i inkriminuar ndërkombëtarisht si Edvin Kristaq Rama mund të vazhdojë pa pengueshëm ta ushtrojë "rolin" e kryeministrit, me një udhëheqje të kthyer në autokraci e populizëm dhe të fituar me hajni, krim e korrupsion, në lidhje të pa shkëputshme me narkomafinë ndërkombëtare.
Në dosjen inkriminuese nga SHBA, shkruan qartë se si "oborrtarët" e Edi Ramës dhe ai vetë, e kanë korruptuar zyrtarin e lartë të FBI, gjatë kohës kur z. Charles McGoniga, ka qenë në detyrë, gjë që mund të ketë pasoja edhe për Shqipërinë, ndaj në kohën kur gjithçka kriminale po del në sipërfaqe, qytetaria e edukuar dhe klasa politike e shtresës së pastër e të pa korruptuar kombëtare, duhet të bashkohen dhe të mos lejojnë më tej, që ky matrapaz të qëndrojë në krye të shtetit dhe qeverisë shqiptare. Dhe për të gjitha të këqijat që i ka sjelle vendit dhe kombit, të ndëshkohet nga një drejtësi e pa varur, për ti dhënë dënimin e merituar kurse shqiptarët dhe Shqipëria ta fitojnë një satisfaksion të ri, në aspektin më pozitiv, para skenës politike dhe diplomatike ndërkombëtare, duke dëshmuar botërisht se si shoqëri nuk e ka traditë veprimtarinë mafioze dhe nuk lejon që vendi, të kthehet në çerdhe të nëntokës së krimit të organizuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".