Lexoni edhe:
Obligimet ndërkombëtare, lak në fyt për Kosovën!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Politikat serbe për ti arritur efektet e qëllimeve të tyre në politikë, ata përdorin edhe rrena, dhe në bazë të rrenave ata duan ti arrijnë qëllimet e tyre shtetërore. Këtë e ka pranuar edhe „babai shkrimtar i njohur i Serbisë Dobrica Qosiq“ i cili thoshte se nuk është serb ai i cili nuk e përsëritë rrenën për ti arritur qëllimet politike, sepse sa më shumë që përsëritet rrena, ajo bëhet realitet në të ardhmen, dhe jo rastësisht serbët i përmbahen këtij definicioni të shpikjes së rrenave.
- Këtë traditë të rrenave e mashtrimeve po e vazhdon Vuçiqi i cili është qysh nga ditët e para të paraqitjes së tij në politikë, gjithnjë në poste të rëndësishme shtetërore, qysh nga vitet e 90 kur me të madhe filloj shkatërrimi i Jugosllavisë, Vuçiq ishte ministër i informatikës në qeverinë e Millosheviqit, prandaj edhe tani Vuçiqi rreth tij i ka numër të konsiderueshëm politikanësh sikur që është vetë, të atij shërbimit Millosheviqian, sikur Daçiqi, Vulini, Dodik etj, prandaj Vuçiqi për ti arrit qëllimet e tija në politikë është në gjendje të përdorë trika të tërë, dhe edhe tani ky mundë të jetë edhe një tjetër trik mashtrues, i fundit i Vuçiqit, sjella parimore në raport me planin franko gjerman, pasi që ai nga një anë është deklaruar pro parimit, por kundër heqjes dorë nga mbajtja e Kosovës në preambulën e Serbisë si pjesë e shtetit serb.
Obligimet ndërkombëtare, lak në fyt për Kosovën!Lexoni edhe:
Gjithsesi se kjo sjellje e Vuçiqit bashkëpunuese dhe e moderuar, është një trik diplomatik që duhet analizuar me kujdes, për faktin se hapi i parë kërkohet nga Kosova me jetësimin e Asociacionit, dhe vetëm pastaj për të filluar së jetësuar planin franko gjerman, nga i cili mundë të tërhiqet pala serbe nëse për këtë nuk ka garanci të fuqishme ndërkombëtare për ta vazhduar dhe zbatuar. “Shteti i Serbisë dhe interesat e saj gjithmonë duhet të jenë para atyre partiake dhe individuale. Vetëm të bashkuar mund të luftojmë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë”, thotë Përmes një video në Instagram, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq thotë se ai do të lufton gjithmonë për Kosovën, sepse nuk do të heq dorë, dhe akoma e cilëson Kosovën si pjesë e Serbisë.
“Të nderuar qytetarë të Serbisë, para dy ditësh thash të vërtetën për të gjitha problemet, me të cilat po ballafaqohemi në lidhje me Kosovën, nuk ju fsheha asgjë, po ashtu ju thash si dhe sa kemi luftuar dhe si kemi ndërmend të luftojmë në të ardhmen për vendin tonë”, deklaruar Vuçiq. Nga ana tjetër, ortaku i Aleksandër Vuçiqit ne Bosnje dhe Hercegovinë, Presidenti i entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka treguar qëllimin e vërtetë të Serbisë lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se “Asociacioni një ditë do të jetë Republika Srpska”. Madje ai e ka lavdëruar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se ai arriti ta kthejë çështjen e Kosovës nga një pozicion humbës në agjendë dhe në qendër të interesit dhe theksoi se serbët tani duhet të jenë të bashkuar dhe mblidhen për negociata.
Sipas MIlorad Dodikut edhe pse emërtimi i etnitetit serb në Kosovë do të jetë Asociacion, titull OJQ-je, përmbajtja e kompetencave do ti siguron atij të gjitha ingerencat shtetërore brenda shtetit që formalisht do të ngjitet me kalimin e kohës. “Kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave serbe, është mirë që po flitet për Republikën Srpska…Është shumë mirë që thonë kështu, një ditë do të jetë ‘Republika Srpska’. E kam fjalën në kuptimin e saj thelbësor. Po, do të quhet Asociacion i komunave serbe, do të ketë funksione ekzekutive të qeverisë siç ka Republika Srpska. Marrëdhëniet speciale me Serbinë siç ka Republika Srpska.
Ky është problem për ta dhe kjo është e gjithë historia”, ka deklaruar Dodik. Gjithsesi se këto janë qëllime sa sekrete aq edhe publike të politikës serbe që duhet ti bëjnë autoritetet e Kosovës të veprojnë me kujdes dhe zgjuarsi, për të mos rrëshqitur në një zgjidhje e cila do të kishte pasoja të pa riparueshme dhe të pakthyeshme në histori. Politikat mashtruese serbe tani për shqiptarët janë të njohura, dhe duhet me shume kujdese në të ardhmen kur duhet të nënshkruajnë marrëveshje të ndryshme me serbët, dhe me analiza detaje për çdo nënshkrim të marrëveshjeve të kihet parasysh, se serbët gjithnjë bëjnë komplote dhe në prapavija përfundimtare që kërkojnë nga përfaqësuesit e Kosovës, të nënshkruajnë vendime të rëndësishme dhe në favor të serbëve, sikur që ishte në vitin 2013 që Kryeministri Thaçi e nënshkruaji Asociacionin e komunave serbe, dhe që në vitin 2015 po atë asociacion e nënshkroi Kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa, edhe që po i dëgjuam tani çfarë flasin Thaçi dhe Mustafa, kinse ato nënshkrime të asociacioneve i ka miratuar Parlamenti i Kosovës, edhe që Gjykata Kushtetuese i gjeti që 23 nene të ati nënshkrimi ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Nënshkrimet e marrëveshjeve ndërkombëtare nga përfaqësuesit e shtetit kur të nënshkruhen, po në atë moment bëhen valide, prandaj në të ardhmen si përfaqësues të shtetit duhet ta kenë parasysh këtë rrethanë, e jo si tani që po mundohen me e bind popullin se ata kur e kanë nënshkrua atë marrëveshje e kanë pasur parasysh se Gjykata Kushtetues nëse i shpallë të pavlefshme ato marrëveshje, nuk do ta kenë efektin ligjor valid. Përfaqësuesit e shtetit kur kanë rezerva për ta nënshkruar një dokument të rëndësishëm, mundë të kërkojnë kohë apo edhe ditë për ta analizuar atë marrëveshje edhe me ekspertë të atyre lëmive për çfarë bëhet fjalë, e jo ta nënshkruajnë atë vendim të rëndësishëm për shtetin, e mbasandaj të thonë se po e tërheqim se është vlerësuar gabim ai nënshkrim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".