Lexoni edhe:
Vuçiq duartroket Milanoviqin i cili tha 'Serbisë iu ka rrëmbyer Kosova'
Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami
Kosova është në rrezik serioz, sis het I brishtë, sepse Kosova nuk ka klasë intelektuale, dhe në mungesë të klasës intelektuale, nuk ka vizion, nuk ka lidership, dhe nuk ka zgjidhje dhe orientim kah ardhmja. Klasa intelektuale e mirëfilltë, u prinë ngjarjeve, proceseve, dhe jep zgjidhje, e përgatit masën për këto ndryshime/zgjidhje.
Vuçiq duartroket Milanoviqin i cili tha 'Serbisë iu ka rrëmbyer Kosova'Lexoni edhe:
Klasa intelektuale në Kosovë, në vend të tregoj dije, të cilën nuk e ka, mundohet të tregoj patriotizëm, para masës, dhe ku ka në botë këso lloj mendësie. Patriotizmi dhe sjellja civilizuese e klasës intelektuale nuk duhet të jetë e diskutueshme, por dija dhe prirja e masës në rrugën e drejtë. Klasa e ashtuquajtur intelektuale në Kosovë me diploma false është problem numër një në Kosovë, dhe mjaftohet të thotë në bindjen sikur njeriu të thotë jamë i vlefshëm se marr frymë. Dhe të ashtu quajturit, 'intelektualët kosovarë' , mjaftohen me pozicinimin, "se jemi mirë se jemi patriot, sikur masa" ,dhe si është patriotizmi sipas tyre, kur dëmton interesin e përgjithshëm, për shkak se thua jam intelektual, dhe në të vërtet nuk je ,dhe masa shpreson dhe beson se je ,madje problemin e gënjeshtrave brenda vetit ndërmjet , " masës dhe Intelektualëve në Kosovë " hodhët tek tjetër, tek kush? Me siguri tek Serbia, apo bashkësia ndërkombëtare. Kjo është më e lehta, por a zgjidhet kështu problemi i interesit të përgjithshëm, dhe sa mund të shitet kjo fore e lodhur shqiptare!?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".