Rasti i Mc Goningas, fakt për të filluar hetimet kundër krimit të organizuar

Rasti i Mc Goningas, fakt për të filluar hetimet kundër krimit të organizuar
Rasti i Mc Goningas, fakt për të filluar hetimet kundër krimit të organizuar

Muhamet Kelmendi

  • 31 January 2023 - 07:49

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Tash kemi një skandal të rëndë. Doli në dritë bashkëpunimi me z.Charled McGoniga, ish zyrtarin i lartë të FBI-së. Ai po akuzohet për korrupsion dhe për bashkëpunim me shtetin Rus. Me këtë doli se ishte Z.Rama në bashkëveprim. Ka të dhëna për pagesa të ndryshme. Hetimet e akuzuan z.Rama si bashkëpunëtor të z.Charled McGoniga në Shqipëri. Por, rreziku vjen nga pretendimet e bashkëpunimit me Rusinë dhe kështu edhe te z.Rama. Lidhjet me Serbinë dhe neofashistin Vuçiq është e dhënë e madhe. "Ballkani i Hapur" është një fakt tjetër. Mos përkrahja e Republikës së Kosovës del me shkak domethënës të raporteve me Beogradin.

-Shqipëria ka kohë që nuk po e kryen detyrën kombëtare si shtet ndaj pjesëve të veta të ndara të kombit. Udhëheqja e kaluar, nga viti 1989, kur u zhbë socializmi, e deri më tash çdo qeveri ka qenë jashtë rrjedhave kombëtare dhe obligimeve shtetërore. Duhet këtu domosdo të përmendim një veçim, presidentin e parë të Shqipërisë demokratike, z. Ramiz Aliun. Të tjerët që erdhën në pushtet, nga z Nano, Berisha, Berisha II, Majko, Meta, Nano II, Rama etj., kurrë nuk ishin në ballë të çështjes. Këta të gjithë ishin prapa. Kishte raste që bashkëpunonin me armikun kundër të cilëve luftonin shqiptarët. Domosdo duhet vënë në spikamë bashkëpunimin e z Sali Berisha me ish Kryeministrin e Malit të Zi, kriminelin Bullatovic dhe, nëpërmjet tij, me qeverinë serbe kriminale në Bosnje e Hercegovinë si dhe me vetë Serbinë, në kohën e Milloshevicit. Z.Berisha priti në Shqipëri edhe kriminelin gjakpirës, Arkan. Më mirë nuk ishte as z.Nano.

Ky u takua me kriminelin Millosheviq në Greqi. Ndërsa, në kohën e luftës, vuri ndalesa ndaj UÇK-së. Ndërrimi i tij dhe ardhja e z.Majko në pushtet e ndryshoi tërë gjendjen. Shqipëria u vu në shërbim të luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK, nga UÇKMB dhe nga UÇK në viset shqiptare të Maqedonisë. Ikja e z.Majko dhe ardhja në pushtet e z.Metani dyshoi përsëri gjendjen në Tiranë kundruall shqiptarëve si komb. Më mirë nuk ishte ai Qeveria e tretë e z. Nano, ikja e tij me vota sjelli përsëri të vjetrin zotëri Berisha në pushtet. Ky vazhdoi bashkëpunimin e vjetër. E bëri shërbyesin serbomadh Fazliq në krye të raporteve me Beogradin.

E vuri edhe në Këshillin për Siguri Kombëtare në Shqipëri. Iku Berisha dhe erdhi z.Rama. Shpresat ishin të mëdha. Mirëpo, z.Rama ndërroi rrugë. U takua me kriminelin Vuçiq dhe me qëllime të panjohura u vu nq bashkëpunim me Beogradin. Të dytë e ndërtuan "Ballkanin e Hapur". Kosova nuk është anëtare. U bënë veprime kriminale dhe neofashiste serbe në Kosovë dhe nuk reagoi si duhet. Pjesët territoriale shqiptare në Kosovën lindore po asimilohen. Çamëria nuk është temë e diskutimit me shtetin neofashist grek. Çamët janë lënë tërësisht. Edhe hapësira detare shqiptare u bë temë e Gjykatës së Drejtësisë në Dene Hag. Tash kemi një skandal të rëndë. Doli në dritë bashkëpunimi me z.Charled McGoniga, ish zyrtarin i lartë të FBI-së. Ai po akuzohet për korrupsion dhe për bashkëpunim me shtetin Rus.

Me këtë doli se ishte Z.Rama në bashkëveprim. Ka të dhëna për pagesa të ndryshme. Hetimet e akuzuan z.Rama si bashkëpunëtor të z.Charled McGoniga në Shqipëri. Por, rreziku vjen nga pretendimet e bashkëpunimit me Rusinë dhe kështu edhe te z.Rama. Lidhjet me Serbinë dhe neofashistin Vuçiq është e dhënë e madhe. "Ballkani i Hapur" është një fakt tjetër. Mos përkrahja e Republikës së Kosovës del me shkak domethënës të raporteve me Beogradin. Nuk kemi qëndrime shtetërore as për Luginën e Preshevës, për Çamërinë dhe shqiptarët në Maqedoni e në Malin e Zi. I takon drejtësisë së SHBA-ve të hetojnë tërë rastin dhe kështu edhe lidhjet nga Tirane me z.Charles dhe këtej me Moskën dhe me Serbinë. Drejtësia shqiptare ka të dhënë të mjaftueshme për të hapur hetimet ndaj ish qeveritarëve, si z Berisha,z Meksi, z Nano, Z.Meta dhe z. Rama. Me siguri se në hetim dalin faktet. Rasti nuk duhet lejuar të ikë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".