Këta  opozitar që deri dje ishin në pushtet, me të dyja duart do t’ia bënin aminin Asociacionit i cili po i ngritët si kurth  Kosovës

Këta  opozitar që deri dje ishin në pushtet, me të dyja duart do t’ia bënin aminin Asociacionit i cili po i ngritët si kurth  Kosovës
Këta  opozitar që deri dje ishin në pushtet, me të dyja duart do t’ia bënin aminin Asociacionit i cili po i ngritët si kurth  Kosovës

Skender Mulliqi

  • 03 February 2023 - 15:05

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

Deklarimet politike  të opozitës se Asociacioni është në përgjegjësi të pozitës , është deklarim skandaloz, kur dihet së pikërisht udhëheqësit e dikurshëm në pushtet, PDK  dhe LDK,  e kanë firmosur marrëveshje të dëmshme më Bruksel, e që na e lanë tash pataten e nxehtë të dera.

 

Marrëveshja për Asociaconin -bashkësinë e komunave më shumicë serbe ka shënuar kulmin   mosmarrëveshjeve të dialogut  nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë, por për fat të keq edhe ndërmjet pushtetit dhe opozitës në Kosove. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, kundërshton themelimin e Asociacionit, teksa Serbia këmbëngul që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq edhe SHBA-ja ka argumentuar se ka ardhur koha që të formohet Asociacioni. Të kthehemi pak të qëndrimi i opozitarë lidhur më Asociacionin ,I cili nëse implementohet  në bazë të marrëveshjeve të Brukselit, i shkakton dëme të mëdha vendit, duke e bërë Kosovën shtet jo funksional. Prej , se kanë filluar takimet e ngjeshura të përfaqësueseve të BE-së, dhe të Amerikës për Kosovën, më  pushtetet në Kosovë dhe në Serbi, blloku opozitarë është sjellë  në mënyrë non shalante. Nuk kanë qenë unik në qëndrime , që ato të përafrohen më pozitën kur dihet së në pyetje është e ardhmja e Kosovës. Ata sikur po ngarendin që të përfitojnë nga rasti për të ardhur serish në pushtet. Kjo është e pa shembullt kur dihet së janë në pyetje interesat vitale shtetërore e nacionale. Bile po lihet përshtypja në opinion së këta  po të ishin në pushtet më të dyja duart do t’ia bënin aminin Asociacionit i cili po i ngritët si kurth  Kosovës. Është e pa justifikueshme kur jemi të kjo temë që 27 shtetet e BE-së, që e kanë pranuar pavarësinë me pako të Ahtisarit , e më ngulm po kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve , ku më gjasë këtij qëndrimi ju ka bashkangjitur edhe Eskobar. Se do të jetë ky qëndrimi përfundimtar i tyre që Asociacioni pa asnjë ndërhyrje të bëhet faktik, do të shohim në  ditët dhe javët në vazhdim. Sipas draft të statusit të FES-it asociacioni do të këtë  të gjitha organet përkatëse ngjashëm më ato të shtetit,  më një lidhje thuaja të brishtë më Qendrën. Deklarimet politike  të opozitës se Asociacioni është në përgjegjësi të pozitës , është deklarim skandaloz, kur dihet se pikërisht udhëheqësit e dikurshëm në pushtet të PDK-së  dhe LDK-së kanë firmosur marrëveshje të dëmshme më Bruksel, e që na e lanë tash pataten e nxehtë të dera. Edhe po mos të ishte kështu, duhet pasur unitet si kurrë më parë, se aktualisht  është tema më preokupuese  për Kosovën dhe për shqiptarët përgjithësisht. Kështu si PDK dhe LDK , nuk ka menduar deri diku AAK-ja, e cila po kërkon që Asociacioni të zbatohet konformë kushtetutës të Kosovës. LDK-ja dhe PDK-ja,të cilat marrin pjesë në takimin e ambasadës amerikane kanë thënë së mbështesin dialogun  nga Brukseli dhe  Amerika, por që këto dy parti nuk kanë mundësi të marrin përgjegjësinë e shumicës siç kanë thënë .Kjo nuk është e mirë, kur dihet së shumicë janë të gjithë pozitë dhe opozitë, e jo që pastaj nëse implementohet apo refuzohet Asociacioni fajtorë të kujdestar të mbetet Qeveria e Albin Kurtit. Spektri politik në Kosovës duhet të jetë një zëri, më shumë se kurrë më parë në Kuvend, duke i përafruar qëndrimet, se është duke ju bërë trysni politike  dhe padrejtësi tjetër e madhe Kosovës. Tek e fundit a ka kuptim implementimi mono-etnik I Asociacionit, për minoritetin serb , kur dihet së ai i gëzon të gjitha të drejtat konform   normave ndërkombëtare për minoritete. Ne kemi një asociacion dhe aty e kanë vendin edhe komunat më shumicë serbe, e jo të veprohet më norma dhe rregulla anti kushtetuese siç po  dëshirohet  të veprohet nga ndërkombëtarët.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".