Lexoni edhe:
Erdogan: Turqia do t’i ndihmojë Kosovës për më shumë njohje
Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri
Edhe në paragrafin për pajtim dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për angazhim në dialog për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, me njohje reciproke, që edhe është, në përputhje të plotë, me të drejtën ndërkombëtare.
-Përderisa eksperti britanik i marrëdhënieve ndërkombëtare Daniel Smith, tërheq vërejtjen publikisht se drejta e pavarësisë së Kosovës është njohur tash e mese 13 vite, edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ndaj pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë është e pa mundur të arrihet marrëveshje përfundimtare për normalizim, Serbia dhe vetë Vuçiç duhet ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit.
Erdogan: Turqia do t’i ndihmojë Kosovës për më shumë njohjeLexoni edhe:
Prandaj Perëndimi dhe SHBA, pa marrë parasysh jargavitjet e gërditshme të opozitës së inkriminuar, që pas deklasimit dhe çuarjes në arkiv të historisë, nga vota e popullit, u lëpihen ndërkombëtarëve, se mos do marrin ndonjë ashtë dhuratë nga vendet e huaja, duhet, përfundimisht ta kuptojnë se “Kosova, nuk mund të bëjë kompromis me shtetësinë e vet, as me karakterin unitar të shtetit, të projektuar nga vet Bashkësia Ndërkombëtare si vend multi-etnik.
Madje historia ka vërtetuar se entitete të shpifura, si "republika srpska" janë shumë problematike dhe tepër të rrezikshme për ekzistencën e shteteve multi-etnike, stabilitetin e vendeve fqinje dhe paqen rajonale e cila në çdo moment, mund të keqpërdoret nga Serbia dhe Rusia, si mjet për ta destabilizuar gjithë Ballkanin. Në anën tjetër, siç thotë z. Smith, Vuçiq është i vetëdijshëm se vetëm njohja e pavarësisë së Vojvodinës mund të quhej kompromis për Serbinë, autonomia për Sanxhakun, apo krijimi i njësisë autonome të Kosovës Lindore në Medvegjë, Bujanoc e Preshevën me rrethinë, por jo pranimi i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, të cilin e ka kërkuar vetë Serbia”.
Kështu që edhe në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën, të përgatitur nga Komiteti për Punë të Jashtme, u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë për vijimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ME NJOHJE RECIPROKE. Raport ky, mjaft inkurajues dhe shtytësi më i mirë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës. Pra një raport mjaft konstruktiv, i cili duhet ti shërbej veçanërisht Kosovës, që në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtar, në vend të debatit për asociacionin, të gjendet një model evropian i trajtimit të avancuar të pakicave, në vend se të ngritët një republika srpska, edhe në Kosovë, me arsyetimin e pakuptueshëm nga faktori ndërkombëtar, se gjoja ky na qenka kusht për ta detyruar Serbinë që marrëveshja të finalizohet dhe nënshkruhet nga të dyja palët?!
Në fakt si në letrën e Presidentit Joe Biden, në deklarimet e iniciuesve të dialogut dhe raportin e Parlamentit Evropian, është potencuar, ndërsa nga Kosova, gjithmonë është kërkuar dhe insistuar, në marrëveshje përfundimtare me njohjen reciproke në qendër. Edhe në paragrafin për pajtim dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për angazhim në dialog për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, me njohje reciproke, që edhe është, në përputhje të plotë, me të drejtën ndërkombëtare.
Por habit fakti se si dhe pse, njohja reciproke de jure mes Kosovës dhe Serbisë nuk kërkohet edhe në planin e dorëzuar për palët nga BE-ja, i njohur si plani franko-gjerman, për aq sa është parë në publik, megjithëse zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Janne Ojamo, ka thënë se ky draft mund të ndryshohet para votimit përfundimtar. Sipas planit aktual, raporti do të diskutohet në komision më 9 shkurt (javën e ardhshme) dhe do të votohet në komision më 26 prill, ndërsa në këtë draft-raport Kosova përgëzohet për një numër iniciativash të bashkëpunimit rajonal dhe inkurajohet që të shtojë përpjekjet e saj për pajtim dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve nga e kaluara.
Edhe eksperti britanik i marrëdhënieve ndërkombëtare Daniel Smith ka deklaruar se e drejta e pavarësisë së Kosovës është njohur tash e mese 13 vite, edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ndaj pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë është e pa mundur të arrihet marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Ndërsa lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë Serbe, Smith thotë se Perëndimi duhet ta ketë parasysh që “Kosova nuk mund të bëjë kompromis me shtetësinë e vet, karakterin unik dhe multi-etnik të shtetit, sepse historia ka vërtetuar se entitete si Republika Srpska janë të rrezikshme për qëndrueshmërinë e shteteve multietnike, stabilitetin rajonal dhe paqen në Ballkanin Perëndimor, dhe mund të shërbejnë si mjet në duart e Serbisë dhe të Rusisë për destabilizimin e gjithë Ballkanit, apo edhe të rajonit në tërësi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".