Lexoni edhe:
Asnjë kompromis për marrëveshje me Serbinë, pavarësia e Kosovës është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj - Zhuriani
Është për të ardhur keq dhe mjerim i madh se çka po ndodhë në këtë mezlisht. Kjo bandë është bërë turp shkuar turpit dhe pa pikë marre, sepse votuesi kur të jep votën për të cilën e ke mashtruar me premtime të rrejshme jo vetëm që nuk po e mbajnë fjalën, por edhe bëjnë tradhti ndaj votuesit që nuk e dërgojnë votën e tyre në vend. Do të thotë se lë të kuptojmë se e kanë blerë votën dhe prandaj sillen në Kuvend si të ishin rrugaç pa kurrfarë dallimi. Çka do të thotë kjo, kur në saje të votuesit që e ke mashtruar merr rrogën për të cilën i ruan fëmijët ju jep bukën dhe të futë bishtin ndër vegë dhe kapë mëditjen, dhe nuk qanë kokën fare.
-Kjo që bëjnë kjo bandë rrugaçësh që ikin si hajdut dhe nuk ndalen brenda aty për të zgjedhur problemet, nuk fjalë tjetër pos të thuash të pa besë dhe tradhti ndaj qytetarit dhe buxhetit të shtetit. Kjo bandë shkuar bandës edhe neve si qytetar të rëndomtë që jemi na godet duke na vjedhur taksat tona dhe lëre këtë po edhe nuk janë pastaj të kënaqur me rroga. Atëherë përse është Kuvendi ore hajvan? Jetoj dhe punoj një kohë të gjatë në Gjermani dhe rregullisht i përcjell këtu, natyrisht kur kam kohë dhe më besoni se ju them me vetëdijen më të plotë se nuk ndodhin kësi farë lloj cirkus hanesh që ndodhin te ne.
Po të ndodhin këtu më besoni se jo vetëm që nuk paguhen që nuk bëhet fjalë por votuesi ja nxjerrë sytë dhe kurrë nuk e ke parë më të ulët aty. Natyrisht se faj të madhe kanë edhe ai kryetari i atij mezlishi bashkë me sekretarinë që jo vetëm që të mos marrin mëditje, por edhe masa tjera disipline rigoroze dhe jo të sillet si kapadai aty. Një gjë të jenë të sigurt se me këtë BOJKOT kurrën e kurrës nuk vijnë në pushtet kjo bandë, nuk është zgjidhje ajo që bëhen bashkë kjo bandë për të ardhur në pushtet me lakminë e tyre që kanë. Nuk munden kështu se njëherë e përgjithmonë u ka dal boja kësaj garniture të racës së poshtër që i kanë bërë zullum të madh vendit dhe kjo racë e poshtër më së shumti se askush tjetër e kanë njollosur UÇK-në, që personalisht unë njoh vetëm këtë e jo bandat politike hajdutësh.
Kur jemi te masat e rrepta për t´ia marr mëditjen, më besoni se për disa kjo është lojë fëmijësh. Përse? Sepse ka nga kjo racë m... se nuk varen prej rrogës, sepse me kohë, me hajni e kanë siguruar familjen jo më pak se për 30 breza, qëllimi i tyre janë të verbuar të vijnë në pushtet. Këtë pykë të kësaj “rrospie kopesh” më nuk e ha populli. Populli e ka kuptuar hilen e tyre dhe nuk i beson më kush. Po ndalem me gjakftohtësi dhe po e marrin shembull vitin paraprak se sa BOJKOTE janë bërë dhe nuk kanë zgjidhur gjë, ndërkaq, rrogën e kanë marr e haram e paçin e mos e gëzofshin! -Mirë, sherrin e pamë që plasi dhe përse nuk u diskutua dhe të këmbëngulet për zgjidhje më të mirë për interesat e qytetarit dhe çka u zgjodh me bojkotin dhe me atë që iket me bishtin ndër vegë.
Po a e dini ju se duhet zënë derën votuesi që e keni premtuar me premtime boshe dhe nuk e dërgoni selamin në vend. E keni mashtruar qytetarin, a e dini ju more edepsëz se e dëmtoni edhe buxhetin e shtetit dhe silleni me salltanete. Jo ore sakat se nuk zgjidhen problemet me hile, me inate se jeni bërë taman si ai që ngjitet nën këpucë dhe zor është për të hequr, aty do mbeteni deri sa nuk ndaleni dhe të mbani premtimin që i ke dhënë votuesit.
Me këtë sjellje rrugaçësh dhe duke mos ditur se dardha ka bishtin prapa, se harroni atë thënien popullore:"Shkoj nusja për inate të vjehrrës, për mullar të mullinxhiut", dua të them për të kuptuar më mirë jo racë e poshtër, se ju me atë që mendoni me thikë pas shpine ta rrëzoni qeverinë dhe të vini në pushtet, i ndihmoni edhe atyre që ju i keni mashtruar do ja fusin juve sa krahu se ju jeni mësuar për tu bërë horë. Prandaj, dua të them se për hir të qytetarit duhet ulur dhe bashkërisht duhet punuar për një jetë më të mirë dhe jo me ikje me bishte ndër vegë taman si ato bisht dredhuarat që presin te semafori për hamshor!
Nuk është zgjidhje kjo, se populli është mbushur mend, ja ka vërë gishtin kokës dhe nuk mund të mashtroni me. Po e mbylli me një vaki:"Një bari shkon me bagëti në bjeshkë, me veti merr edhe sharovin si më besnik dhe fillon e provon se si reagon. Sharov ujku, pa qenë fare ujku. Sharovi, këput zinxhirin dhe kot .Ujk nuk ka. Edhe njëherë në të njëjtën gjë dhe sërish nuk ka ujk. Herën e tretë qoje Zot dhe vjen ujku përnjëmend. Bariu, hallakatet nga llava e ujqërve dhe bërtet: Sharov,ujku! Po sharovi nuk luan vend, se e kishin mashtruar dy herë! Ndoshta, komentimi i mëtejmë është i pa nevojshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".