Qëndrimet unike janë bazë e suksesit të Republikës së Kosovës përballjen e dialogut me Serbinë
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Ndërlidhja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë me 6 kushtet e paraqitura duhet të shërbej për tërë shtetin dhe subjektet politike, për analistët dhe qytetarët . Ato kërkohet të jenë në bazë të diskutimeve për çdo subjekt. Asociacioni nuk duhet kurrsesi të ketë pushtet ekzekutiv dhe as juridik e politik. Në Asociacion nuk guxon të barten kompetencat e komunave në një qendër dhe të dirigjohen komunat nga një organi udhëheqës. Bashkëpunimi midis komunave po, por kurrsesi bashkim dhe udhëheqje centraliste, sepse kështu krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe ndërtohet autonomia politiko-territoriale dhe ekzekutive, përkatësisht Republika serbe. Krijohet shteti.
-Në Kuvendin e Kosovës u paraqite qëndrimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me dialogun me shtetin serb dhe për Asociacionin e kërkuar për minoritetin serb nga faktori ndërkombëtar dhe të nënshkruar nga z. Thaçi më 2013 dhe z. Mustafa më 2015. Qëndrimi i Qeverisë ishte parimisht i qartë dhe i mbështetur në Kushtetutën e Republikës. Nuk ishte qëndrim antiligjor dhe as nacionalist. Ishte dhe mbetet qëndrim ligjor dhe që mbështetet në interesat jetike të Republikës.
Lidhja e Asociacionit me marrëveshjen që në qendër e ka njohjen reciproke është ligjore. Nuk mundë të ketë prioritete tjera. Natyrisht se qëndrimi i BE-së dhe i SHBA-ve është qëndrim politik jashtë ligjor për Kosovën. Mundë të cilësohet edhe si qëndrim që sakrifikon Kosovën për interesa të shtetit serb, pse kanë frikë se Serbia, si mike e Rusisë dhe Kines, mundë të hapi front të ri luftarak në Ballkan. E ajo shkon në interes të ideologjisë neo imperialiste serbo - ruse dhe kineze. Ndërlidhja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë me 6 kushtet e paraqitura duhet të shërbej për tërë shtetin dhe subjektet politike, për analistët dhe qytetarët . Ato kërkohet të jenë në bazë të diskutimeve për çdo subjekt. Asociacioni nuk duhet kurrsesi të ketë pushtet ekzekutiv dhe as juridik e politik. Në Asociacion nuk guxon të barten kompetencat e komunave në një qendër dhe të dirigjohen komunat nga një organi udhëheqës. Bashkëpunimi midis komunave po, por kurrsesi bashkim dhe udhëheqje centraliste, sepse kështu krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe ndërtohet autonomia politiko-territoriale dhe ekzekutive, përkatësisht Republika serbe. Krijohet shteti. Në dialogim kërkohet të ketë Kosova qëndrim të qartë dhe unik.
Ajo që kërkohet të përshëndetet është fakti se çdo subjekt është kundër një subjekti të ri juridiko - ekzekutiv dhe se marrëveshjen e shohin në dritën e njohjes reciproke në qendër. Këtë duhet përshëndetur. Natyrisht se ka dhe është mirë që kemi qëndrime të ndryshme kundruall qëndrimit të Qeverisë. Kjo është demokratike. Por, duhet domosdo që e përbashkëta të jetë: Jo Asociacioni një etnik dhe me pushtet ekzekutiv në vij vertikale. Horizontalisht vetëm bashkëpunim, kundër bartjes së kompetencave në një qendër. Kjo tërësisht po lidhet me njohje reciproke dhe me demilitarizimin e veriut të Kosovës nga bandat serbo-ruse. Shpresoj se këtu nuk do të ketë kundërshtime, midis pozitës e opozitës, por unitet në qëndrime kundruall pikëpamjeve mbi dialogun me shtetin serb dhe mbi Asociacionin në Republikën e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".