Lexoni edhe:
Qëndrimet unike janë bazë e suksesit të Republikës së Kosovës përballjen e dialogut me Serbinë
Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani
Kryeministri Albin Kurti bëri një hap te guximshëm për asociacionin. Pra, mund të themelohet por jo me emër jo etnik serb dhe vetëm sipas ligjeve e Kushtetutës së Kosovës. Ky është një hap i guximshëm përballë kërkesave që vijnë nga ana e SHBA-ve dhe BE-së para se të vendoset ndonjë ultimatum për Kosovën , për pranimin Asociacionit të komunave.
-Kjo që ka propozuar kreu i Qeverisë së Kosovës është vetëm opinion , sepse kjo është çështje e dialogut, palët propozojnë por kjo nuk do të thotë se kalon njëri prej propozimeve apo kalojnë të gjitha. Pra kjo çështje varet nga dialogu, dhe nga ndërmjetësuesit, palët propozojnë ide, pranojnë pika a jo, por detyra e ndërmjetësuesit është më i hartua pikat që paraqesin konsensusin, pra ky proces bëhet me vëmendje , me arsyetim bazik, të gjitha pikat në fund bëhen përfundimtare dhe paraqet një draft final. Pra marrëveshja do të jetë pajtueshmëri e dy palëve, dhe vetëm kështu duket një marrëveshje , këto tjerat janë çështje dëshirash apo vullneteve të palëve.
Kryeministri Albin Kurti bëri një hap te guximshëm për asociacionin. Pra, mund të themelohet por jo me emër jo etnik serb dhe vetëm sipas ligjeve e Kushtetutës së Kosovës. Ky është një hap i guximshëm përballë kërkesave që vijnë nga ana e SHBA-ve dhe BE-së para se të vendoset ndonjë ultimatum për Kosovën , për pranimin Asociacionit të komunave. Ultimatumi ka mundur të vij në atë formë, ose Albini të pranoje Asociacionin ose të shkohet në zgjedhje të reja. Situata e krijuar domosdo kërkon zgjidhje, sepse gjendja mund të përshkallëzohet nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë marrëveshje për Asociacionin dhe planin franko-gjerman. Vendimi është merr ose leje. Për mospranim ka pasoja të mëdha. Manipulimet , gënjeshtrat serbe nuk kanë të ndalur , Serbia thotë se nëse nuk themelohet Asociacioni i Komunave Serbe, Kosovës i është thënë se: 1. Do të humbe prefixin 383; 2. Dezintgrimi i plotë i veriut; 3. Në dy vende pik kalimi do të zëvendësohen me UNMIK; 4. Ndërprerja e investimeve ndërkombëtare; 5. Ndalja e procesit të liberalizmit të vizave
6. Ndalja procesit të aplikacionit për aplikim në BE ; Deri më sot SHBA e as BE nuk e kanë thënë zëshëm apo nuk janë deklaruar fare për këto që deklarojnë zyrtarët e Serbisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".