Lexoni edhe:
Serbia po e bind rrejshëm Amerikën për Asociacionin derisa ne po merremi me fajësinë tonë të brendshme!
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Askush në Kosovë nuk ka sigurim shëndetësor. Sigurimi pensional dhe invalidor nuk ekziston. Vdesin njerëz në pune dhe familja nuk merr pension. As policet që janë të ballafaquar me vdekjen nuk kanë sigurime. Shteri heshtë. Kështu mbeti zgjidhje e vetme ikja nga vendi.
Kosova gjendet para një situate të rëndë. Kjo, është e shkaktuar nga dy faktor dominant, sepse ka shumë që e kanë dëmtuar vendin, por dy janë më themeloret. Këtu mendoj: Në politikën ekonomike dhe juridike dhe në politikën e jashtme. Faktorët e parë janë dominant në gjendjen e brendshme dhe ata ndahen në nën faktor.
a. Politik,
b. Ekonomik dhe
c. Juridik.
Politika e zhvilluar në Kosovë është tipike koloniale dhe nënshtruese ndaj interesave të ndryshëm, që e kanë dëmtuar Kuvendin në kompetencat e veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.
Te tri këto kompetenca iu kanë nënshtruar interesave politike të njërës a partisë tjetër, që kanë ardhur në pushtet. Kështu është ndërtuar sistemi me njerëz inkompetnt, megalloman, frikacak dhe tipik keqpërdorues të pushtetit. Së këndejmi kemi Kuvend jo funksional, një partiak, që fare nuk përpiqet në gjetjen e realitetit. Edhe pushteti ekzekutiv u byrokratizua. Qeveria nuk ka frik nga Kuvendi, sepse Kuvendi nuk analizon punën e Qeverisë, por me anim dhe shumicë të votave vendos çfarë dëshiron. Ana ekonomike është e ndërtuar mbi një lidhje të ashpër eksploatuese dhe mbi baza të grupeve informale politike dhe ekonomike. Edhe tash po kështu është. Kjo ka bërë dhe ka rritur eksploatimin dhe mundësinë e ikjes nga vendi. Të ardhurat personale janë nën nivel të çdo shteti në Evropë. Me të ardhura 200-300 euro nuk jetohet. Shteti heziton, nuk vepron dhe lejon pozitën skllavëruese. Edhe me ligj të ri nuk ka përmirësim. Me të ardhura 250 euro nuk përmirësohet gjendja. Duket se ky ligj rregulloj të ardhurat e ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve etj., ndërsa edhe më rëndë e vuri punëtorin në pozitë ekonomike, duke rritur skllavërinë.
E tërë kjo e përcjellur me pushtet juridik të mbështetur në keqpërdorim dhe në ndërtim mbi kërkesa përfituese e thelloj gjendjen e rëndë.
Askush në Kosovë nuk ka sigurim shëndetësor. Sigurimi pensional dhe invalidor nuk ekziston. Vdesin njerëz në pune dhe familja nuk merr pension. As policet që janë të ballafaquar me vdekjen nuk kanë sigurime. Shteri heshtë. Kështu mbeti zgjidhje e vetme ikja nga vendi.
Raportet me jashtë janë në pozitë null. Me Serbinë nuk po dinë të dialogojnë dhe të veprojnë në veri. Kemi pasur 18 ditë të bllokimit të veriut të Kosovës nga bandat kriminale serbe dhe shteti ishte vënë në pozitë indiferente. Po bëhet barazimi midis shtetit të ndërtuar mbi baza kushtetuese dhe kriminelëve banditeskt të Vuçiqit. Tolerohen bllokimet. Sulmohen me armë organet e rendit. Janë krijuar njësi kriminale të armatosura. Veriu është ndarë. Edhe në raportet me shtetet, sidomos me SHBA-të, janë shkatërruar dukshëm. Pozita e Kosovës në Bruksel është dëmtuar shumë. Republika gjendet në gjendje të rëndë prandaj rrugëzgjidhje fatkeqësisht po mbetet ikja nga Republika.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".