Lexoni edhe:
Hetimet e Kongresit amerikan për aferën Rama –McGonigal paralajmërim për tërmet të madh edhe në politikën kosovare
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Janë disa moment vendimtare që duhet të zhvillohen, për të ardhur deri në atë situatë kur nuk do të ketë nevojë 'Ballkani Perëndimor' për aktrimin e emisarëve evropian-amerikan! Bashkësia ndërkombëtare, duhet që pa caktuar kushte ,Kosovën, përmes procedurave të përshpejtuara, dhe të veçanta ,të pranojnë në organizata ndërkombëtare si; NATO, në OKB, anëtare me të drejta të plota, duke e shfuqizuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit nr.1244 për Kosovën, ti jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE,të pranohej ,anëtarë Këshillit të Evropës ,si dhe anëtare e plotë në OSBE ,dhe INTERPOL brenda afatit prej gjashtë muajsh.
-Secili shtet anëtarë i BE-së, të konkretizoj, së paku një projekt ekonomik, në Kosovë, ku do të ndihmohen qytetarët e Kosovës, në punësim dhe zhvillim të vendit. Fuqitë ndërkombëtare si,SHBA,Gjermania, Franca,e Britania e Madhe, të hartojnë , ' planin marshall' për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe atë brenda vitit 2023,ku qytetarët e Kosovës do të mund ti prekin konkretisht të mirat e këtij projekti dhe do të ndalej migrimi i të rinjve me fajin e vetë ndërkombëtarëve.
Kosova po mbetet në pleq, e sidomos, do mund të largohej, ndikimi ruso- serb,si dhe të atij turk ,dhe po ashtu konfliktet dhe luftërat në Kosovë dhe rajon, me mundësi destabilizimi edhe më gjerë. Deri më tani 'bashkësia ndërkombëtare', vetëm ka mbajtur leksione, se si duhet të implementohen 'vlerat perëndimore' , në shoqërinë kosovare, por nuk ka bërë asgjë konkrete, në zhvillimin ekonomik, përveç ca 'projekteve trajnuese' , rreth të drejtave dhe lirive të Njeriut, barazisë gjinore etj. Me zhvillimin ekonomik të Ballkanit perëndimor si tërësi, edhe konfliktet dhe luftërat në rajon, nuk do të ishin më fokusim i shëtitjeje diplomatike evropiane- amerikane,dhe as nevoja për teatrin e misioneve të emisarëve të tyre!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".