Edi Rama i etiketuar me mega dosje të krimit të organizuar urgjentisht duhet larguar nga pushteti, ma kastën e tij kriminale në qeverisje po rrezikohet shteti

Edi Rama i etiketuar me mega dosje të krimit të organizuar  urgjentisht duhet larguar nga pushteti, ma kastën e tij kriminale në qeverisje po rrezikohet shteti
Edi Rama i etiketuar me mega dosje të krimit të organizuar  urgjentisht duhet larguar nga pushteti, ma kastën e tij kriminale në qeverisje po rrezikohet shteti

Gani Qarri

  • 15 February 2023 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

largimi i Edi Ramës nga pushteti, mbetet shpresa e vetme e shpëtimit të Shqipërisë nga rreziku i zbrazjes totale dhe depopullimit të tërësishëm nga shqiptarët, për shkak të ikjes masive të shqiptarëve nga pasojat e korrupsionit masiv dhe sundimit të krimit. Pas zbardhjes së plotë të aferës kriminale edhe në planin ndërkombëtar, me Edi Ramën dhe regjimin e tij në krye të shtetit, Shqipëria rrezikon seriozisht të ndëshkohet me masat e izolimit total nga shtetet e BE-së dhe SHBA-ve, si masë ndëshkuese kundër regjimit kriminal, i cili është shndërruar në manikyri prodhuese të krimit të organizuar!

Fakti që Edvin Kristaq Rama përmes Dorian Duçkës i cili korruptoi agjentin e FBI-së McGonigal dhe me ryshfet, aktivizoi atë politikisht, që të inicioi hetimet kundër opozitës, duke përdorur FBI-në edhe për ta futur ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha në listën e personave ‘non-grata’ në SHBA, është akt aq i rëndë kriminal, sa që Edvin Kristaq Rama jo vetëm që duhet të rrëzohet me çdo mjet dhe mënyrë nga pushteti, por edhe të vendoset urgjentisht në bankën e të akuzuarve dhe të marrë dënimin më të rënd të mundshëm ligjor. Këtë akt makabër, e vërtetoi edhe gazeta gjermane BILD, e cila shkruan publikisht se Edvin Kristaq Rama nëpërmjet Dorian Duçkës personit që ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të zyrës së Nju Jorkut, Charles McGonigale nxiti FBI-në për të hapur hetim dhe ndikuar në shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës në Amerikë!

Prandaj largimi i një njeriu kaq thellë të inkriminuar si Edi Rama nga pushteti, së bashku me klikën e tij mafioze, jo vetëm që mbetet shpresa e vetme e ribërjes së shtetit shqiptar, por pas zbulimit të njëpasnjëshëm të aferave të korrupsionit dhe krimit të organizuar, nga Shqipëria deri përtej atlantiku në SHBA, me skandalin kriminale McGonigal, që së fundi u dëshmua edhe me dosjen më të re të zbuluar nga imediat gjermane, në gazetën BILD, rrëzimi i Ramës nga pushteti nuk ka më alternativë. Rrëzimi i tij, mbi të gjitha, është në interes edhe të vet Shqipërisë dhe mbarë kombit, që të ndodhë sa më parë, gjë që e dëshmoi edhe protesta masive e së shtunës e shprehur me deponimin maksimal qytetar, vërtetë të kulturuar por shumë të vendosur kundër qeverisë së tej inkriminuar të Edvin Kristaq Ramës! Kështu që fati i Shqipërisë dhe imazhi i mbarë kombit, mbetet në duart të drejtësisë shqiptare e cila përfundimisht duhet të shkëputet nga kapja kriminale e kryeministrit narko-diler Edvin Kristaq Rama, për të filluar hetimet e mirëfillta kundër tij në bashkëpunim të ngushtë më autoritetet amerikane dhe evropiane, e veçanërisht me ato gjermane.

Vetëm hetimi deri në fund dhe gjykimi urgjent i kësaj mega afere kriminale e rikthen Shqipërinë dhe shqiptarët aty ku e kanë vendin, në rrugën e integrimit dhe anëtarësimit në BE, por si shtet i spastruar nga një regjim i zhytur deri në maje të kresë, në korrupsion dhe krim të organizuar! Gazeta gjermane BILD, që del në Berlin, në artikullin me titullin “Tërmetet ballkanike”, shkruan se, personi Dorian Duçka që korruptoi agjentin e FBI në SHBA është pika lidhëse e Edi Ramës edhe me politikanët gjermanë. Duçka përveçse nxiti McGonigal të aktivizohet edhe politikisht për të punuar për Edi Ramën: njeriu i FBI-së (McGonigal, ka marrë ryshfet, për të iniciuar hetime nga FBI kundër kundërshtarëve politikë të Ramës deri te ndikimi që ish presidenti i Shqipërisë Sali Berisha, të futet në listën e personave ‘non-grata’, në SHBA, gjë që është skandal i llojit më të paprecedent, të ndodhur ndonjëherë deri më tani! Dhe po gjatë kësaj kohe, falë edhe McGonigal, i cili po hetonte një shtetas amerikan që kishte lobuar për partinë opozitare shqiptare”, është vendosur edhe ndalimi i hyrjes për ish-Presidentin dhe kundërshtarin e Edi Ramës, Dr.Sali Berisha në SHBA, shkruan mes tjerash BILD.

Ndërsa siç thekson kjo gazetë gjermane, në këmbim të këtyre favoreve, qeveria mafioze e Edvin Kristaq Ramës, e ka shpërblyer ish-agjentin e FBI, McGonigal me licenca në fushën e naftës, por edhe Neza e Duçka, thuhet se, po-ashtu kanë pasur ‘interesa financiare’ në licencim. Një gjë është e sigurt, siç raportoi New York Times, se pak pasi McGonigal u takua me Ramën, një kompanie të lidhur me njeriun e FBI-së, iu dha kontrata për një koncesion nafte”! Ndërsa "BILD" shkruan gjithashtu se “Dorian Duçka, duke qenë personi i kontaktit të Ramës me politikanët gjermanë, ky tërmet ballkanik ka arritur deri në Gjermani, pasi që Dorian Duçka ka qenë personi kyç për të korruptuar dëshmitarë kundër Sali Berishës dhe kundërshtarëve të tjerë politikë të Edi Ramës në Shqipëri. Sipas gazeta "Bild", Dorian Duçka, përveçse i ka dhënë ryshfet njeriut të FBI-së për llogari të qeverisë shqiptare, ai ka kontaktuar edhe politikanë dhe gazetarë në Berlin për vende të tjera, prandaj skandali i Charles McGonigal, është duke u hetuar gjerësisht nga drejtësia amerikane dhe vet Kongresi amerikan.

Kështu që largimi i Edi Ramës nga pushteti, mbetet shpresa e vetme e shpëtimit të Shqipërisë nga rreziku i zbrazjes totale dhe depopullimit të tërësishëm nga shqiptarët, për shkak të ikjes masive të shqiptarëve nga pasojat e korrupsionit masiv dhe sundimit të krimit. Pas zbardhjes së plotë të aferës kriminale edhe në planin ndërkombëtar, me Edi Ramën dhe regjimin e tij në krye të shtetit, Shqipëria rrezikon seriozisht të ndëshkohet me masat e izolimit total nga shtetet e BE-së dhe SHBA-ve, si masë ndëshkuese kundër regjimit kriminal, i cili është shndërruar në manikyri prodhuese të krimit të organizuar! Kurse dita e shpalljes së padisë për zyrtarin e lartë të FBI-së në SHBA, ishte një ditë e trishtuar edhe për Shqipërinë, shqiptarët dhe demokracinë e saj, sepse përzierja e drejtpërdrejtë e kryeministrit Edi Rama dhe këshilltarëve të tij në skema pagesash të tilla kriminale, ka bërë që Shqipëria të përflitet shumë keq dhe publikisht të marrë epitetin e shtetit të sunduar nga krimi në mes të Evropës.

SHBA, siç dihet ka investuar prej vitesh që të reformojë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, andaj tani është momenti akut, që reforma të tregojë frytet e saj, duke dëshmuar një drejtësi të guximshme që do të niste urgjentisht hetimin dhe gjykimin e pavarur të aferës kriminale të kryeministrit të inkriminuar të shtetit. Përndryshe synimi i reformës së mbështetur nga SHBA-të, ka insistuar gjithmonë që njerëzit më të fuqishëm të mos jenë mbi ligjin, andaj tani nuk ka provë më të mirë për SPAK-un dhe Byronë e Hetimeve sesa ky akt kriminal i korrupsionit i cili prek drejtpërsëdrejti edhe sigurinë e Amerikës. Kështu që, drejtësia shqiptare, është momenti më kritik, që në mënyrë sa më të qartë, të dëshmoi pavarësinë juridike, për Shqipërinë dhe shqiptarët si rezultat i reformës në drejtësi, të ndihmuar e asistuar në vijimësi nga ekspertët e SHBA-së!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".